Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kishën në juglindje të Moskës, ku pritet të mbahet ceremonia e varrimit të Alexei Navalny.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga BBC qytetarët janë mbledhur para kishës, ndërkohë që në vend ka prani të lartë të forcave policore.
Dhe më shumë oficerë pritet të rreshtojnë rrugën për në varrezat aty pranë ku do të prehet Navalny.
Ja disa nga fotot më të fundit: