Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjetë filozofët e mëdhenj që kanë vuajtur nga sëmundje mendore

2016/11/07 at 6:13 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 6 min
A A
Dhjetë filozofët e mëdhenj që kanë vuajtur nga sëmundje mendore

Ata që shtrojnë pyetje të vështira, si:”Pse gjendemi këtu?”, “Prej ku e nxjerrim moralin?” dhe “Çfarë do të thotë realisht, kur jemi përtokë?” i kanë dhënë njerëzimit njohuri të mahnitshme filozofike, si dhe udhëzime etike. Për fat të keq, reflektimi me tepri mbi këto çështje mund të çojë ndonjëherë në dalldi trurin e filozofëve – duke nxjerrë me shumë sesa duhet në pah presionin! Pastaj përsëri, ndoshta është paksa një çmenduri e vogël ajo që i çon filozofët e mëdhenj drejt përpjekjeve për të kërkuar përgjigje mbi këto çështje.


  1. Uilliam Xhejms

Mjeku, psikologu dhe filozofi Uilliam Xhejms, është i mirënjohur për punën e tij mbi filozofinë e fesë dhe atë të pragmatizmit, duke kërkuar të zbulojë sesi duhet të veprojë dikush, kur nuk ka njohuri të së vërtetës përfundimtare. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij (njëri prej të cilëve ishte romancieri i madh Henri Xhejms), ai vuajti nga sëmundje të ndryshme në rininë e tij, si fizike ashtu edhe mendore. Sëmundja e tij mendore, e njohur në atë kohë si “krizë nervore”, përfshinte periudha të veçanta dhe të rënda depresive të cilat zgjasnin për muaj më rradhë, dhe gjatë të cilave ai mendonte të vetëvritej. Pavarësisht nga këto shqetësime, Xhejms botoi gjatë gjithë jetës së tij dhe vdiq nga një krizë në zemër në të gjashtëdhjetat e tij.

  1. Xhon Stjuart Mill

Një nga figurat kyçe të rrymës së utilitarizmit, Xhon Stjuart Mill, qe një fëmijë i paracaktuar të bëhej dikushi, ndaj dhe babai i tij kërkoi qëllimisht ta edukonte që në moshë të re me filozofi. Mësimet intensive të babait të tij, shkaktuan në fund efektet e veta negative, dhe në moshën

20-vjeçare ai u godit nga një ezaurim nervor dhe depresioni, që sçi e shpjegoi më vonë i vinte për shkak të privimit nga një fëmijëri e vërtetë. Mill u shërua dhe vazhdoi studimet universitare përmes një burse, që përfshinte publikimin e librit të tij “Mbi lirinë” – një vepër thellësisht e rëndësishme filozofike, dhe një nga tekstet themelore të liberalizmit.

  1. Soren Kierkegard

I konsideruar si gjyshi i ekzistencializmit, apo ndoshta ekzistencialisti i parë, Soren Kierkegard ishte thellësisht kritik ndaj filozofëve idealistë të kohës së tij si Hegelits dhe Shellingut. Ai kishte në fokus jetën si një “individ i vetëm”, duke vënë theksin tek zgjedhjet personale dhe realitetin njerëzor. Ai e cilësoi depresionin si një dështim, duke u shprehur se personi në depresion ka patur gjithmonë “një mundësi të barabartë ose ndoshta më të madhe të gjendjes së kundërt”. Kjo pikëpamje është edhe më prekëse, kur e kupton se vetë Kierkegardi, dhe shumë prej anëtarëve të familjes së tij, vuanin nga simptomat e depresionit të thellë. Kierkegard citohet të ketë thënë:”depresioni im është mësuesi më besnik që kam njohur…”

  1. Mishel Fuko

Mishel Fuko, u angazhua në studime kritike mbi institucione të tilla sociale si psikiatria dhe burgjet, ndërsa shkrimet e tij mbi diskursin dhe pushtetin, qenë thellësisht me ndikim gjatë pjesës së dytë të shekullit të XX-të dhe më gjerë. Rëndësia e tij në filozofi dhe nëpër një shumëllojshmëri disiplinash akademike, është shenjuar nga fakti se ai është një nga dijetarët që citohen më shpesh në shkencat humane. Autori i teksteve të tilla si “Çmenduria dhe Qytetërimi”, ndikimi i tij i shquar në lëvizjen anti-psikiatrike është i dukshëm – sidomos duke pasur parasysh faktin se ai mori një diplomë në psikologji dhe ndoshta më e rëndësishmja, vuajti mundimet e depresionit akut, që madje e çuan në përpjekje për vrarë veten.

  1. Pol Fejerbend

Pol Fejerbend punoi mbi 30 vjet në Universitetit të Kalifornisë, Berkli, duke punuar në fushën e filozofisë së shkencës. Ai pati një qasje anarkike ndaj shkencës, duke hedhur poshtë urtësinë e përbashkët se mund të ketë rregulla universale metodologjike. Vepra e tij më e famshme “Kundër metodës”, provokoi reagime të forta, dhe ai u mor me polemika, duke u përballur njëkohësisht edhe me depresionin e tij të madh, që i detyrohej kryesisht intensitetit të madh të punës të tij. Në fakt, në autobiografinë e tij ai i referua atij si “depresioni besnik”, duke e krahasuar sëmundjen e tij me një kafshë shtëpiake.

  1. Sokrati

I njohur zakonisht si themeluesi i traditës filozofike perëndimore, Sokrati nuk ishte i rezervuar të fliste në lidhje me atë që sot ne tani mund ta përshkruajmë si sëmundja e tij mendore. Ky sinqeritet vinte pa dyshim nga bindja e tij e hapur se çmenduria, kur frymëzohet nga perënditë, mund t’i japë njeriut bekimet e tij më të mëdha – si dashuria, poezia dhe vetë filozofia. Sokrati u mbështet në “shenjën e tij demoniake” ose zërin e pavarur në kokën e tij, për ta paralajmëruar kur qe duke bërë një gabim. Ishte ky zë që e mbajti atë larg hyrjes në politikë.

  1. Dejvid Hjum

Dejvid Hjum ishte anëtar i rëndësishëm i Iluminizmit Skocez, duke kërkuar të themelojë një ”shkencë të njeriut” që heton natyrën njerëzore dhe motivimet. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të filozofisë perëndimore, i njohur për ndikimin e tij mbi Adam Smithin, Kantin dhe Uilliam Xhejmsin. Ndërsa qe ende një adoleshent dhe duke studiuar në Universitetin e Edinburgut, ai zbuloi “një Skenë të re të Mendimit” dhe kreu gjithësej 10 vjet studime të larta, ku ngarkesa e madhe e çoi atë buzë ezaurimit nervor. I ndjeshëm siç ishte, ai e kuptoi se vazhdimi në këtë rrugë do ta pengonte nga arritja e iluminimit që dëshironte të arrinte, ndaj dhe nisi një jetë aktive për të ruajtur shëndetin e tij mendor.

  1. Martin Hajdeger

Martin Hajdeger e përqendroi filozofinë e tij mbi konceptin e “qënies” me librin e tij “Qënia dhe Koha”, që konsiderohet si një nga veprat filozofike më me ndikim të shekullit të XX-të. Anëtarësimi i tij i Partisë Naziste dhe mbështetja për Hitlerin, e bën veprën dhe jetën e tij të diskutueshme. Ai u ndalua ta japë mësim pas një seance denazifikimi të vitit 1945. Ai pësoi një ezaurim nervor, dhe ndërsa mund të jetë e sjellshme të besohet se kjo ndodhi për shkak të fajit të tij për bashkëpunimin me nazistët, por është më e mundur që turbullimi i tij i brendshëm, të jetë ushqyer nga perspektiva e humbjes së karrierës universitare që ai kishte munduar të ndërtonte.

  1. Adam Smith

Autor i “Pasuria e Kombeve”, vepra e parë e ekonomisë moderne, Adam Smith qe një figurë e rëndësishme në Iluminizmit Skocez, dhe njihet si babai i kapitalizmit. Megjithatë, ekzistenca e tij nuk përbëhet vetëm nga përkushtimi ndaj punës shkencore. Ai filloi të vuajë nga çregullime mendore kur ishte duke studiuar në Oksford, dhe që tanimë mendohet të ishin simptomat e një ezaurimi nervor. Gjatë jetës së tij ai njihej se flite me vete dhe vuante nga sëmundje imagjinare, si dhe mungesa kronike e vëmendjes, që shkaktoi incidente të tilla si ecja për 15 milje jashtë qytetit, i veshur vetëm me këmishën e natës.

  1. Fridrih Niçe

Siç e deklaroi vetë dikur, nëse ia ngulni sytë për një kohë të gjatë humnerës, kjo e fundit do t’iu ngulë vështrimin e vet. Shqëtësimi që Fridrih Niçe kishte me vullnetin për pushtet dhe vdekjen e Zotit, mund të kenë qenë ato që e çuan drejt çmendurisë. Një histori e përsëritur shpesh, tregon gjunjëzimin e tij përballë një kali që ishte duke u fshikulluar me kamxhik nga i zoti, dhe në fund të shekullit të XIX-të, ai filloi të dërgojë letra të çuditshme ku detajonte vuajtjet imagjinare. Ndërsa ideja e një mendje kureshtare të shkatërruar nga vetë studimet e tij është tërheqëse, mjekët e diagnostikuan asokohe me sifilis terciar, dhe diagnozat e mëvonshme përfshinin sëmundje maniako-depresive me psikozë periodike dhe çmenduri frontotemporale. Ndikimi i tij është ende i fortë shkollën postmoderniste nihiliste dhe ekzistencialiste të filozofisë. / www.bota.al

 



Ju sugjerojmë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
(1934)/ Ambasador i SHBA në Shqipëri: Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…
-Kulturë

(1934)/ Ambasador i SHBA në Shqipëri: Shqipëria dhe burrat e shqiponjës…

6 Prill, 2026 10:07 am
(1930) / Rrëfimi i artistit hungarez: Jeta e përditshme e Ahmet Zogut
-Kulturë

(1930) / Rrëfimi i artistit hungarez: Jeta e përditshme e Ahmet Zogut

28 Mars, 2026 10:27 am
1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar
-Kulturë

1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar

21 Mars, 2026 12:10 pm
(1929) /Historiani gjerman: Vizita ime tek dervishët e Krujës
-Kulturë

(1929) /Historiani gjerman: Vizita ime tek dervishët e Krujës

21 Shkurt, 2026 10:49 am
FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri”, reportazhi i televizionit zviceran
-Kulturë

FAN (1971) / “Të pish e të hash në Shqipëri”, reportazhi i televizionit zviceran

18 Shkurt, 2026 10:42 am
(1969) / Intervistë me Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri
-Kulturë

(1969) / Intervistë me Siri Ustvedt mbi qëllimin e udhtëtimit të saj në Shqipëri

17 Shkurt, 2026 10:36 am
(1973) / Edward Mantus në kërkim të hebrenjve sefardë në Shqipërinë Maoiste
-Kulturë

(1973) / Edward Mantus në kërkim të hebrenjve sefardë në Shqipërinë Maoiste

14 Shkurt, 2026 12:29 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Para
Vrasja në pikën e karburantit, flet bashkëshortja e viktimës

Vrasja në pikën e karburantit, flet bashkëshortja e viktimës

VIDEO/ Itali, rusi masakron me thikë shqiptarin

VIDEO/ Itali, rusi masakron me thikë shqiptarin

Del në treg çokollata që qetëson dhimbjet menstruale

Del në treg çokollata që qetëson dhimbjet menstruale
















TE FUNDIT

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
6 Qershor, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministri Rama se me anë të sistemeve mbrojtëse kundër sulmeve digjitale iraniane, përgjon...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka pësuar humbje të konsiderueshme në kapacitetin e tij ushtarak, duke...

Lexo më shumë

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
6 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot se aktualisht nuk sheh arsye për një takim kokë më kokë me presidentin ukrainas,...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
6 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}