Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/Pasi vrau vajzën dhe italianin,shqiptari kërkoi të vriste djalin: Nuk kam mbaruar

2023/05/07 at 8:06 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet/Pasi vrau vajzën dhe italianin,shqiptari kërkoi të vriste djalin: Nuk kam mbaruar

COMBO con il luogo dell'omicidio e la foto della famiglia

Është kjo fotoja e familjes shqiptare me banim në Itali, që u përfshi në ngjarjen e rëndë, ku babai vrau vajzën 16-vjeçare ndërsa tentonte të sulmonte bashkëshorten e tij. I vrarë ka mbetur edhe një 51-vjeçar, Massimo De Santis  për të cilin autori shqiptar dyshonte se kishte raporte intime me të shoqen, ndërsa kjo e fundit e mbetur e plagosur.

Vajza u godit me thikë pasi ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit, i cili donte ta vriste.

Nga hetimet e para, motivi i krimit mendohet se është një lidhje e dyshuar mes 51-vjeçarit të vrarë, Massimo De Santis, dhe gruas shqiptare. Krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe nga sa mësojmë njeriu është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku ndodhej. Më pas, vrasësi i dyshuar hyri në shtëpi me qëllim që të vriste gruan e tij, por vajza ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra. Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Me të mbërritur në vendngjarje ushtarakët kanë bllokuar 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve endej në zonë në kërkim të djalit pesëvjeçar. Është gjetur edhe arma e vrasjes, një thikë kuzhine.

Pasi vrau të dashurin e dyshuar të gruas së tij dhe vajzën 16-vjeçare, 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj filmoi viktimat me celularin e tij. Në videon me pamje shumë të rënda, që po qarkullon në disa biseda të Ëhatsapp-it, ai i drejtohet edhe gruas së plagosur në gjuhën shqipe. Në video ai prezantohet me emrin e tij dhe më pas tregon trupin e 51-vjeçarit Massimo De Santis, të cilin e ka vrarë së fundmi: “E shihni këtu, ai është italiani”. Më pas, ai shton, “Unë tashmë e kam falur një herë gruan time, ai është i dyti”. “E kam therur, i kam vrarë të tre, edhe vajzën, shiko këtu”, vijon ai duke fyer gruan e tij 39-vjeçare e cila shtrihet e plagosur pranë trupit të së bijës. Më pas, duke bërtitur, Malaj pyet ku është “fëmija”, djali tjetër pesëvjeçar që nuk e gjeti në shtëpi, por që sipas hetuesve po tentonte ta vriste: “Nuk kam mbaruar akoma, askush nuk ka ardhur, as policia”, thotë në video Malaj./Opinion.al

Etiketa: babaifamilja shqiptareitalivajza

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Municion për Ukrainën, BE do të zgjerojë prodhimin

Municion për Ukrainën, BE do të zgjerojë prodhimin

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 8 maj 2023

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për sot

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com