Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/ Mban peng marinarët shqiptarë, egjiptiani u hodhi ilaç në ushqim

2016/06/23 at 9:59 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet/ Mban peng marinarët shqiptarë, egjiptiani u hodhi ilaç në ushqim

Marinari egjiptian, i punësuar në flotën e peshkimit në Durrës, rrëmben peshkarexhën “Çelepia 2” dhe mban peng dy kolegët e tij prej pesë ditësh.

Ai ka informuar ditën e djeshme nëpërmjet telefonit bashkëkombësin e tij marinar, që punon po në Durrës, se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt.

Sipas Policisë, marinari egjiptian Adel Mohamed Salam, 30 vjeç, kërkon 70 mijë euro, duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.

Peshkarexha “Çelepia 2”, në bordin e së cilës ndodhen motorist Luan Mema, kapiten Dhimitër Malja dhe marinari egjiptian Muhamet Salam, ka humbur kontaktet me kapitanerinë vetëm pak orë pasi kishin lënë kalatën e Portit të Durrësit për të dalë për peshkim.

Prej pesë ditësh, anija dhe dy marinarët shqiptarë mbahen peng nga kolegu egjiptian, i cili i mban të lidhur me zinxhirë në kuvertën e peshkarexhës. Sipas Policisë së Durrësit, më datë 18 qershor 2016, kapiteni i motopeshkatores Dhimitër Malja, 54 vjeç, ka paraqitur kërkesën për nisje të mjetit lundrues për peshkim së bashku me dy marinarët, shtetasin Luan Mema 36 vjeç, nga Durrësi, dhe shtetasin egjiptian Adel Mohamed Salam, 30 vjeç.

Punonjësit e Policisë, sipas procedurave standarde, ushtruan kontroll në bord dhe pasi u konstatua gjithçka në rregull, në orën 14:30 të datës 18 qershor, iu dha leja për nisjen për gjueti në ujërat e brendshme territoriale. Në orën 24:00 të datës 21 qershor 2016, pronari i anijes “Çelepia 2”, Murat Çelepia, është paraqitur pranë Policisë Kufitare në Durrës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me motopeshkatoren.

Policia Kufitare ka nxjerrë menjëherë në patrullim mjetin lundrues. Por, me gjithë kontrollin me radar dhe thirrjeve të vazhdueshme në kanalin e komunikimit, nuk është bërë e mundur gjetja fizike e motopeshkatores. “Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare janë koordinuar me Rojën Bregdetare. Trupa Detare e Forcave të Armatosura nisën në mënyrë të menjëhershme operacionin e kërkim­shpëtimit. Më datë 22 qershor 2016, rreth orës 10:00, shtetasi egjiptian Adel Mohamed Salam ka marrë në telefon bashkëkombësin e vet, shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës, duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt.

Ai kërkon 70 mijë euro, duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me dy marinarët shqiptarë”, bëri të ditur Policia. Pengmarrësi, sipas informacionit të Policisë, pretendon se pronari i tij ka disa muaj që nuk e ka paguar për punën e kryer dhe në shenjë revolte ka rrëmbyer anijen dhe ekuipazhin e saj, për t’u nisur drejt Egjiptit, në portin e Aleksandrisë.

Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, dyshohet t’u ketë hedhur në ushqim dy kolegëve të tij ilaç gjumi, me qëllim që të kryente planin e tij të rrëmbimit të anijes. Kur janë zgjuar, Luan Mema dhe kapiteni i anijes Dhimitër Malja e gjejnë veten të lidhur me zinxhirë, ndërkohë 30-­vjeçari ka marrë drejtimin e peshkarexhës dhe ka lundruar drejt ujërave neutrale, për të mbërritur më pas në Portin e Aleksandrisë në Egjipt.

Nga aty, Salam kërkon 70 mijë euro për kthimin e anijes dhe të pengjeve, në të kundërt kërcënon se do të mbysë mjetin lundrues së bashku me ekuipazhin. Kur kanë kaluar pesë ditë nga dalja në det e peshkarexhës, familjarët e dy marinarëve shqiptarë janë në ankth për të afërmit e tyre.

Ju sugjerojmë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Para
Kjo foto e tifozes seksi do t’ju lë pa mend

Kjo foto e tifozes seksi do t'ju lë pa mend

Pse të gjitha femrat e ekranit duan të njëjtin fustan?!

Pse të gjitha femrat e ekranit duan të njëjtin fustan?!

Euro2016/Mavraj për shtypin gjerman: S’ka kuptim një turne ku bëhen akorde

Euro2016/Mavraj për shtypin gjerman: S'ka kuptim një turne ku bëhen akorde

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com