Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti i mesditës në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Sipas raportimeve më të fundit shtetasja A. Hasani që udhëtonte me mjetin me targa zvicerane është punonjëse policie ndërsa fëmija që ka humbur jetë dhe që udhëtonte në mjetin tip Benz me targa të huaja është vajzë. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona që udhëtonin në furgonin që u përplas me mjetin me targa të huaja.