Trupi i artistit amerikan Prince është djegur në një ceremoni të vogël e private në Minneapolis të SHBAve. Një ceremoni përkujtimore private është ndjekur nga familjarët dhe miqtë e ngushtë të Prince, në Paisley Park, e cila ishte shtëpia e muzicientit për disa dekada.
Artisti i gjet i pavetëdijshëm në një ashensor të shtëpisë së tij më 21 prill dhe u shpall i vdekur disa orë më vonë, shkruan rel. Vdekja e Prince mbetet ende e panjohur dhe rezultatet e autopsisë do të marrin kohë të paktën katër javë.