Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet e ceremonisë/Ja kur mbërrin Kombëtarja dhe ku do takohet me fansat

2016/06/23 at 10:19 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet e ceremonisë/Ja kur mbërrin Kombëtarja dhe ku do takohet me fansat

Janë heronj. Pavarësisht se po kthehen në atdhe, ndërkohë që Europiani nuk ka mbaruar ende, lojtarët e Kombëtares do të priten me ceremoni shtetërore dhe si heronj. Festë në shesh, rrugë të rezervuara vetëm për parakalimin e kuqezinjve, si dhe takime me zyrtarë të lartë shtetërorë. Kjo është axhenda që pritet të ndjekë Kombëtarja gjatë ditës së sotme.

Nisja Do të jetë një pritje e gjatë. Nisja e avionit çarter të Kombëtares do të bëhet rreth orës 14:00, në mesditën e sotme. E mbrëmshmja ka qenë nata e fundit e Shqipërisë në Europian dhe për lojtarët i fundit 24 orësh në grumbullim me Kombëtaren për këtë aventurë historike.

Pas barazimit të Portugalisë, Shqipëria është eliminuar përfundimisht dhe që nga ai moment kuqezinjtë kanë pësuar ulje të humorit dhe janë trishtuar që nuk u ka mjaftuar ajo fitore ndaj Rumanisë për të vijuar aventurën në Europian edhe pas fazës së grupeve. Udhëtimi Është parashikuar që të zgjasë tri orë. Nga nisja në Francë deri në mbërritjen në aeroportin e Rinasit mendohet që do të jenë tri orë udhëtim për kuqezinjtë. Pas mbërritjes në tokën e tyre, lojtarët kuqezi do të nisin më pas edhe “turin” e takimeve zyrtare që do t’u paraprijnë edhe festës së madhe në shesh.

Takimet Ministria e Jashtme pritet që të jetë destinacioni i parë i Kombëtares. Kreu i këtij institucioni do të presë delegacionin kuqezi ku do të dhurohen pasaportat diplomatike që janë premtuar për lojtarët dhe stafin e kombëtares kuqezi. Më pas, Kryeministria do të jetë destinacioni në vijim të udhëtimit të Kombëtares.

Kreu i Qeverisë do ta presë Kombëtaren për të bërë falënderimet zyrtare, përpos atyre që Rama ua ka përçuar me anë të telefonatës që pati me delegacionin kuqezi pas fitores me Rumaninë, ku edhe u akordua një shpërblim prej 1 milion eurosh. Festa Heronjtë pritet që të festojnë me popullin e tyre. Në “fan zonën”, në sheshin “Nën Tereza”, pritet që të ketë një ceremoni festive ku Kombëtarja do të ketë mundësinë që të jetë përballë tifozëve të saj në një tjetër festë që do të përmbyllë aventurën kuqezi në Europian.

AXHENDA

Ne 15.30 ekipi kombëtar vjen ne aeroport (Rinas)

1­ Pritja ne aeroport (ceremoni mirëseardhjeje)

2­ Nisja nga aeroporti drejt Tiranës. Me kamera shoqërohet autobusi i kombëtares

3­ Ceremonia e dhënies se çelësit ne Bashkinë e Tiranës,

4­ Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike.

5­ Kryeministri, pritja ne COD

6­ Fan Zone (stacioni i fundit i ceremonialit për Kombëtaren)

Ju sugjerojmë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Para
NJihuni me vogëlushen shqiptare që po çmend Instagramin

NJihuni me vogëlushen shqiptare që po çmend Instagramin

Rrahja e 3 vjeçarit, ja ku ishte fshehur kamera që filmoi dhunën

Rrahja e 3 vjeçarit, ja ku ishte fshehur kamera që filmoi dhunën

Mbanin flamurin shqiptar në makinë, malazezët gjobisin tifozët shqiptar

Mbanin flamurin shqiptar në makinë, malazezët gjobisin tifozët shqiptar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com