Dy persona në kërkim kombëtar u arrestuan nga policia në Vlorë.
Policia në një njoftim zyrtar bëri të ditur se Letjano Beluli, 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 16.05.2019, e ka dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë personi i dytë i arrestuar është 32-vjeccari J.I, ndaj të cilit gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.