Janë zbardhur 5 emrat që mbante kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, dy prej të cilëve diheshin deri më tani.
Përveç Elvis dhe Ervin Rroshi, kryebashkiaku i Kavajës ka mbajtur edhe dy emra të tjerë, Enver Rroshi dhe Bashkim Hallulli, ndërsa në rastin e pestë, ai ka ndryshuar vetëm mbiemrin.
Kryebashkiaku është quajtur edhe Enver Proshi. Kreu i Bashkisë së Kavajës u arrestua sot me urdhër të gjykatës, duke u akuzuar për falsifikim dokumentesh.