Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme pranë Kryeministrisë.
Sipas raportimeve, një automjet tip “Mercedes Benz”, doli nga rruga dhe përplasi një çift të rinjsh në trotuar.
Mësohet se makina ka goditur fillimisht vajzën dhe më pas djalin, ndërsa bëhet me dije se çifti është transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Po ashtu raportohet se fatmirësisht, me të ndodhur aksidenti, një mjek ka rastisur pranë dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.