Është mbajtur ditën e sotme seanca plenare e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e cila u ezaurua pa kandidat. Asnjë propozim nuk u dorëzua në Kryesinë e Kuvendit brenda afatit.
Është djegur kështu edhe mundësia për të pasur një president konsensual mes maxhorancës dhe opozitës. Në këtë mënyrë duket se Presidenti i ri i Republikës do të zgjidhet vetëm me votat e socialistëve. Dy raundet e fundit kërkojnë vetëm 71 vota për të mbështetur emrin që do të zgjidhet President i vendit.