Aktualitet

Balla: Nuk do ta lëmë vendin pa president, të gatshëm të dialogojmë me këdo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:35 - 30/05/22 |
Opi Nion

Pasi edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës u dogj pa asnjë kandidat, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat.

Balla deklaroi se në dy raundet e fundit për zgjedhjen e presidentit PS do të propozojë emrat e tyre.

Balla është shprehur se maxhoranca është e gatshshme sërish të dialogojnë me këdo.

“E para siç e patë ne i qëndruam angazhimit tonë për të pritur propozim konkret nga opozita. Raundi i dyuë dhe i tretë ne nuk do të kishim një propozim tonin me besimin se opozita do të merrte përgjegjësitë për të propozuar kandidatura në proces.

Ne nuk do ta lëmë vendin pa president dhe do të propozojmë duke ndjekur parimet e një procesi ku dëshira jonë është të dialogojmë me këdo.

Mos të harrojmë që në raundet e fundit kushtetuta ka përcaktuar një mekanizëm zhbllokues ku askush nuk mund të marrë peng zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Balla.

Pas