Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i votimit në veri të Kosovës, kthim në situatën e para një viti

2024/04/22 at 9:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dështimi i votimit në veri të Kosovës, kthim në situatën e para një viti

Nuk ka dyshim se bojkotimi i votimit më 21 prill, për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ishte “i suksesshëm”, por lind pyetja se kush fitoi e kush humbi?


Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi se procesi ka dështuar.

Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar thanë se “është treguar një shkallë e lartë e unitetit të serbëve në Kosovë”, ndërsa Prishtina tha se “i ka përmbushur obligimet e saj”.

Ky votim është dashur të jetë hapi i fundit drejt shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe në veri dhe shtensionimit të situatës atje.

Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryetarët shqiptarë erdhën në krye të komunave në maj të vitit të kaluar, për shkak se serbët, edhe atëherë, i bojkotuan zgjedhjet me ftesë të Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Kriza disamujore e krijuar asokohe ishte arsyeja përse bashkësia ndërkombëtare ushtroi presion mbi Kosovën për të filluar me organizimin e zgjedhjeve të reja, si dhe ndaj përfaqësuesve politikë të serbëve që të merrnin pjesë në një proces të tillë.

Tani duket se gjithçka është kthyer në pikën e fillimit – kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata shumicë serbe në veri të Kosovës, mbeten në pushtet.

Humbësit dhe fituesit pas bojkotit të votimit.
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, vlerëson se nuk ka fitues pas votimit të dështuar për largimin e kryetarëve shqiptarë. Sipas tij, komuniteti shumicë serb është në humbje.

“Është paradoksale që komunitetet joshumicë të kujdesen për shumicën”, thotë Uglanin, i cili ka qenë i përfshirë në punën e Komunës së Mitrovicës së Veriut që nga themelimi i saj në vitin 2013.

Votimi për largimin e kryetarëve shqiptarë në komunat e veriut është organizuar në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës dhe për të qenë i suksesshëm është dashur të plotësohet opsioni “Po” nga 50 për qind plus një votues.

Megjithatë, nga rreth 46 mijë zgjedhës të regjistruar, të drejtën e votës e kanë ushtruar vetëm rreth 250 persona.

Për Aleksandar Stojanoviqin nga organizata joqeveritare Qendra për zhvillimin e mjediseve lokale, “të gjithë janë humbës” pas votimit të 21 prillit.

“Që një shoqëri të funksionojë, duhet të ketë një konsensus shoqëror. Shoqëria civile ka bërë thirrje një kohë të gjatë që të fillojë një dialog i përgjithshëm brenda shoqërisë kosovare dhe ndërmjet aktorëve të ndryshëm politikë, në mënyrë që shoqëria të arrijë një konsensus dhe, në fund, të pajtohet për veprime të sinkronizuara, kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme”, thotë Stojanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, konsideron se bojkotimi i votimit nuk i solli asgjë të mirë komunitetit serb.

“Humbësi kryesor në të gjithë këtë është komuniteti serb që jeton në ato katër komuna, sepse ata [qytetarët] tash nuk i kanë përfaqësuesit e tyre legjitimë”, thotë Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Demhasajt, fitues është presidenti i Serbisë, Alekasandar Vuçiq. Bojkotimi i votimit, shton ai, tregon se komuniteti serb, i cili jeton në katër komunat në veri të Kosovës, është i dirigjuar nga politikat e Vuçiqit.

“Kjo mendoj se ndikon negativisht te ta, për shkak se për komunitetin serb është më mirë që të dalë e të votojë dhe t’i zgjedhë përfaqësuesit e tij legjitimë, sesa të mbetet kështu i bllokuar, siç ka mbetur aktualisht”, thotë Demhasaj.

Çfarë thonë qytetarët?

Branko Baroviq, nga Mitrovica e Veriut, thotë se serbët nga veriu e kanë dëgjuar gjithmonë “shtetin e tyre – Serbinë” dhe se votimi i 21 prillit ishte një “mashtrim” nga autoritetet e Kosovës.

“Pjesëmarrja është dashur të jetë 50 për qind plus një votë. Edhe sikur të dilnim të gjithë, do të humbnim. Qyteti ishte mbushur me tyta të gjata [v.j.policë]… ndërsa njerëz nuk kishte”, thotë ai.

Millan Dimiq, po ashtu nga Mitrovica e Veriut, beson se votimi nuk do të ndryshonte asgjë dhe se do të gjendej mënyra që kryetarët shqiptarë të mbeteshin në pushtet.

“Na duhet të durojmë edhe pak, por mbase do të bëhet më mirë”, thotë ai.

“Në katër komunat në veri jeton popullata serbe. Ata [kryetarët shqiptarë] nuk mund të jenë aty, nuk kanë asnjë bashkëpunim me popullin”, thotë Stefani, po ashtu nga Mitrovica e Veriut.

Mirkoja nga Leposaviqi thotë se serbët i dëgjuan përfaqësuesit e tyre politikë dhe iu përgjigjën thirrjes për bojkotim.

“Njerëzit shkojnë në komunë vetëm nëse u duhet të marrin letra dhe kjo funksionon tani për tani. Por, duhet të ketë zgjedhje, që në komunë të jenë ata që zgjidhen nga populli dhe jo dikush i emëruar nga Kurti”, thotë ai.

Bashkëpunimi i mëtejshëm mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale

Ranko Krivokapiq, banor i Mitrovicës së Veriut, thekson se nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë bashkëpunim mes serbëve dhe autoriteteve lokale aktuale.

“Gjithçka që ata bënë vitin e kaluar, ishte në dëm dhe kundër interesave të popullit serb”, thotë Krivokapiq.

Uglanin thotë se Kuvendi i Komunës do të vazhdojë punën e tij dhe se do t’i përfaqësojë interesat e të gjitha komuniteteve, duke promovuar bashkëjetesën.

Megjithatë, ai thekson se në terren ekzistojnë probleme politike.

“Qytetarët janë shndërruar në marioneta klasike për thellimin e krizës politike”, thotë ai dhe shton se “nuk ka udhërrëfyes” se në cilin drejtim do të lëvizin marrëdhëniet mes komunitetit serb dhe pushtetit vendor.

Stojanoviq, nga Qendra për zhvillimin e mjediseve lokale, beson se komuniteti lokal i serbëve mund të bashkëpunojë me autoritetet komunale në veri të Kosovës në një “formë të cunguar”.

“Për momentin, vetë komunat nuk kanë as kapacitete personeli për të mundësuar funksionimin e duhur të tyre në të gjitha fushat. Ky është problemi më i madh esencial. Komunat nuk funksionojnë me kapacitet të plotë, prandaj nuk mund të jenë në shërbim të qytetarëve”, thotë Stojanoviq.

Në nëntor të vitit 2022, me iniciativën e Listës Serbe, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit, duke përfshirë edhe administratën lokale. Pas ardhjes në pushtet të kryetarëve shqiptarë, nisi edhe punësimi i punëtorëve të rinj, por sektori civil thekson se ato administrata nuk janë ende funksionale.

Më herët, këtë e ka konfirmuar për REL-in edhe drejtori aktual i Departamentit për Sport, Rini dhe Kulturë në Komunën e Leposaviqit, Nenad Radosavleviq.

“Nuk kemi njerëz të kualifikuar për shpalljen e procedurave të tenderit… Kemi problem, po punësojmë njerëz nga komunat tjera, por kjo nuk do të vazhdojë gjatë nëse nuk reagon Qeveria e Kosovës”, ka thënë Radosavleviq./rel



Ju sugjerojmë

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër
Kryesore

Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër

26 Janar, 2026 4:31 pm
Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Kronikë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

26 Janar, 2026 3:46 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
Aktualitet

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

26 Janar, 2026 2:33 pm
Para
“Dubai vendi i kontradiktave”/Media zvicerane: “Strehohen” biznesmenë VIP, por edhe qindra eskorta shqiptare

“Dubai vendi i kontradiktave”/Media zvicerane: “Strehohen” biznesmenë VIP, por edhe qindra eskorta shqiptare

Dënohet me 4 vite punë të detyrueshme 38-vjeçari në Moskë pse foli për REL

Dënohet me 4 vite punë të detyrueshme 38-vjeçari në Moskë pse foli për REL

Erdogan në Irak, separatistët kurdë temë qëndrore diskutimi

Erdogan në Irak, separatistët kurdë temë qëndrore diskutimi
















TE FUNDIT

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
26 Janar, 2026

Një ish-senator francez po hetohet nga drejtësia e Parisit, pasi akuzohet se i dha një deputeteje drogë të llojit ekstazi, me...

Lexo më shumë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
26 Janar, 2026

Miratohet vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Prej Vlorës...

Lexo më shumë

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
26 Janar, 2026

PD zhvilloi këtë të hënë foltoren e parë pa kryedemorkatin Sali Berisha, i cili ndodhet  në selinë e Asamblesë Parlamentare...

Lexo më shumë

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Ministrat e çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian kanë finalizuar ndalimin e importeve të gazit nga Rusia, pas një marrëveshjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com