Një natë më parë dështuan negociatat për gjetjen e një zgjidhje për daljen nga kriza. Dy negociatorët e BE, McAllister dhe Fleckenstein janë larguar sot nga Shqipëria pa arritur të bindin Ramën e Bashën për tu ulur bashkë në një tryezë dhe për të çuar vendin drejt zgjedhjeve me të gjitha forcat politike.
Dita e djeshme ka qenë intensive por pa rezultat. Por edhe dita e sotme ka nisur me takime të rëndësishme. Në orën 09:30 është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministri i vendit Edi Rama.
Deri tani vetëm Meta nuk ka folur. Rama ka deklaruar mbrëmë se kusht është Vetingu ndërsa, Basha: Qeveria teknike. /Opinion.al