Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Si përfundoi në skandal diplomatik vizita e Gabriel në Izrael

2017/04/26 at 10:20 AM
në Bota, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Si përfundoi në skandal diplomatik vizita e Gabriel në Izrael

Skandal në raportin gjermano-izraelit: Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu e refuzoi ministrin e Jashtëm Sigmar Gabriel sepse ai do të takojë grupe kritike të të drejtave të njeriut.

Nga Volker Wagener

Norbert Röttgen (CDU/CSU) e quan vendimin izraelit një shkarje. “Një gabim në anën izraelite, për të ardhur shumë, shumë keq”, shprehet zëdhënësi për politikën e jashtme i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag. Pak para kësaj, kryeministri Benjamin Netanjahu zyrtarizoi atë që qarkullonte prej ditësh: për shkak të synimit të Sigmar Gabrielit për t’u takuar në mbrëmje me grupe të të drejtave të njeriut kritike ndaj qeverisë izraelite, nga zemërimi, ai e ka fshirë nga agjenda takimin midis tij dhe ministrit të Jashtëm gjerman.

Kurse gazeta e përditshme izraelite “Haaretz” nga ana e saj informon se Netanjahu kishte dashur të fliste pikërisht për këtë me Gabrielin, por ai nuk i qe përgjigjur telefonatës nga zyra qeveritare.

Gabrieli vetë e quajti anulimin “jo katastrofë”. Raporti nuk do të dëmtohet, as midis tij dhe Izraelit dhe as midis të dyja shteteve.
Ky nuk është incidenti i parë

Netanjahu e justifikoi refuzimin e tij. Zyra e tij bëri të ditur të martën pasdite se kryeministri nuk takohet me vizitorë të huaj, “të cilët shpifin se ushtarët izraelitë janë kriminelë lufte”.

Gabrieli donte të takohej me përfaqësues organizatash si Breaking the Silence dhe Betselem, të cilat dokumentojnë shkelje të të drejtave të njeriut të ushtarëve izraelitë dhe i publikojnë të dhënat e tyre.

Një incident i pazakontë në raportin tradicionalisht të ngushtë gjermano-izraelit, por një incident me pararendës të shumtë, që kur të dyja vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 1965.

Herë pas here, politika izraelite e kolonizimit sjell kritika nga Berlini. Kjo ndodhi në shkurt, kur një ligj izraelit legalizoi mijëra banesa kolonësh në tokë palestineze.

Kritika ndaj Izraelit nuk bëhet më me zë të ulët

Ka qenë njëherë edhe Sigmar Gabrieli, i cili në vizitën e tij në vitin 2012 në Izrael – atë kohë ai ende ishte kryetar i Partisë Socialdemokrate Gjermane – i zemëroi mikpritësit, kur e krahasoi në faqen e tij në Facebook indirekt politikën izraelite në Hebron me aparteidin e Afrikës së Jugut.

Vetëm dy vjet më vonë, kandidati i tanishëm i SPD për kancelar, Martin Schulz shkaktoi konflikt në Knesset, kur si President i Parlamentit Evropian kritikoi “bojkotin” e Rripit të Gazës. Edhe marrëveshja atomike me Iranin i vuri në provë marrëdhëniet. Netanjahu ia mban mend për keq deri sot qeverisë gjermane, e cila luajti rol në arritjen e kompromisit me Iranin, dhe që atëherë e sheh në rrezik ekzistencën e Izraelit – edhe për shkak të rolit të Gjermanisë në marrëveshje.

Veçanërisht që prej marrjes së pushtetit prej Netanjahut në vitin 2009 marrëdhëniet midis dy vendeve janë bërë gjithnjë e më të vështira. Politika nacionaliste e Netanjahut nuk aprovohet, por fjalët e qarta mbeten pa efekt, sepse shumicën e herëve shprehen jo publikisht. Por: politika e ngulimeve dhe kërcënimi për t’u larguar nga politika e zgjidhjes me dy shtete po shkaktojnë tani gjithnjë e më shumë kritika të hapura ndaj politikës së Izraelit. Ka kohë që Netanjahu shihet në Berlin si mik i huaj dhe koha e kujdesit për arsye historike duket se po merr fund. /DW

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Foto/ A e dinit se Bes Kallaku ka një motër, prezantuese të famshme në Shqipëri?

Foto/ A e dinit se Bes Kallaku ka një motër, prezantuese të famshme në Shqipëri?

Liria e medias: Ja si renditet Shqipëria në krahasim me rajonin

Liria e medias: Ja si renditet Shqipëria në krahasim me rajonin

Aksident me vdekje në Milot-Fushë Krujë

Aksident në Elbasan-Cerrik, humb jetën 40 vjeçari

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com