Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e plotë e vrasjes makabre të të atit/ Aliaj: Babai më tha se do e ndajmë gruan përgjysmë

2017/12/27 at 10:10 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia e plotë e vrasjes makabre të të atit/ Aliaj: Babai më tha se do e ndajmë gruan përgjysmë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, 28-vjeçarin Selman Aliaj, i cili, të dielën që shkoi, vrau të atin me çekiç dhe trupin e hodhi në liqenin e Farkës. I pandehuri u shfaq në këtë seancë i shoqëruar nga tre oficerë të Policisë së Burgjeve.


Ai ishte tepër konfuz dhe rrallë herë iu përgjigj pyetjeve të gjyqtares së seancës. Prokurori i çështjes, pasi kërkoi masën e “arrestit me burg”, lexoi edhe dëshminë e dhënë të 28-vjeçarit para oficerëve të Policisë. Sipas dëshmisë, ditën e vrasjes, Selman Aliaj ishte duke shkarkuar disa materiale nga një mjet në banesën e tij, së bashku me të atin, Fejzo Aliaj në çastin kur ndodhi goditi me çekiç të atin.

Dëshmia e Selman Aliajt

Prokurori i çështjes ka dhënë detaje për mënyrën se si është kapur Selman Aliaj nga Policia dhe për dëshminë e tij, të dhënë para uniformave blu për ngjarjen makabre, që ndodhi në Shkozë. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur më datën 22 dhjetor në orën 17:00 në banesën ku jetonte familja Aliaj.

“Më 22 dhjetor rreth orës 17:00, kam qenë duke ndihmuar babanë për të shkarkuar disa materiale të vjetra, që na i kishte sjellë tezja me një mjet, që ngarkon mallra. Materialet i kishim shkarkuar në oborr dhe po i sistemonim.

Babai më thotë në një moment se unë duhet të martohesha me vajzën, më të cilën më kishte fejuar ai dhe se nusen do ta kishim përgjysmë. Në këtë moment mora një çekiç artizanal dhe e kam goditur fort pas koke. Ai ka rënë pa ndjenja në tokë dhe më pas e kam marrë trupin, e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam ngarkuar në bagazhin e makinës së vëllait, i cili jeton në Gjermani.

Kam shkuar deri në afërsi të Liqenit të Farkës dhe aty kam hapur bagazhin, por trupi i tij po lëvizte. Kam marrë sërish çekiçin dhe e kam goditur fort në ballë. Pastaj e kam nxjerrë trupin nga bagazhi i automjetit dhe e kam hedhur në Liqenin e Farkës.

Kam hipur në makinë dhe kam ndërruar rrobat duke veshur disa të tjera të pastra. Rrobat, me të cilat kisha kryer vrasjen, i kam hedhur në një kosh mbeturinash që ishte aty pranë Liqenit. Më pas, jam nisur me automjetin e vëllait drejt “Rrugës së Elbasanit”. Aty kam qëndruar për disa kohë në një fast-food ku kam konsumuar tri sufllaqe.

Pas kësaj, jam nisur pa folur me njeri drejt Kukësit. Gjatë rrugës jam telefonuar nga motra që më pyeste se ku isha. I thashë që nuk dua të flas dhe se nuk vij në shtëpi se isha larg. Të nesërmen kam vendosur që të kthehem dhe kam komunikuar me të shtëpisë, të cilëve u kam thënë se ndodhesha në zonën e Kamzës dhe se po kthehesha.

Aty më ka ndaluar Policia dhe jam arrestuar. Me babain kam pasur shumë konflikte, sidomos pasi më detyroi të fejohem pa pëlqimin tim. Kam dashur gjithmonë që të shkoj në Gjermani te vëllai dhe të fejohem andej.

Fejesa pa dëshirë ka qenë burimi i konfliktit. Im atë më fyente dhe më shante shpesh. Ai nuk sillej aspak mirë me mua. Një konflikt tjetër me tim atë ka qenë për disa hardhi rrushi, të cilat ai i preu edhe pse unë i kisha kërkuar që të mos i priste. Im atë ka qenë i martuar tri herë më parë dhe ishte divorcuar edhe nga nëna, edhe pse jetonim bashkë”, ka rrëfyer 28-vjeçari para Policisë.

Prokurori i çështjes, shtoi në seancë se rrobat, që kishte veshur autori i dyshuar i krimit, janë gjetur në koshin e mbeturinave, ashtu sikurse kishte thënë edhe i dyshuari. Gjithashtu, janë marrë njollat e gjakut në pantallonat e të pandehurit, në pjesën e prapme të mjetit, si edhe në dyshemenë e oborrit të banesës ku qëndronte familja./E. DELIU/

Marrë me shkurtime nga Panorama

Linku/ http://www.panorama.com.al/deshmia-e-plote-do-e-ndajme-nusen-pergjysme-djali-si-dhe-pse-e-vrava-babane/

 

Etiketa: babaideshmia e plotegruajavrasja makabre


Ju sugjerojmë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

24 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
Kryesore

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

24 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

24 Dhjetor, 2025 1:59 pm
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Para
Alarmi/ Plazhet shqiptare kërcënohen nga erozioni, deti gëlltit pyje dhe tokë

Alarmi/ Plazhet shqiptare kërcënohen nga erozioni, deti gëlltit pyje dhe tokë

Çfarë parashikojnë yjet për janarin? Ujorë bëhuni gati për të rënë fuqishëm në dashuri

Çfarë parashikojnë yjet për janarin? Ujorë bëhuni gati për të rënë fuqishëm në dashuri

Skandali/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë hapin faqe erotike gjatë seancave plenare

Dy deputetë të Kuvendit 'bien nga froni'. Mendoheshin si kriminelë të mëdhenj, po ishin hajdutë xhepash
















TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com