Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deri në vitin 2030, Kina mund të tejkalojë ekonomikisht SHBA-në

2022/01/04 at 9:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Deri në vitin 2030, Kina mund të tejkalojë ekonomikisht SHBA-në

Analistët thonë se ekonomia e Kinës do të mbështetet gjithnjë e më shumë tek investimet shtetërore, zhvillimi i teknologjisë së lartë dhe konsumi i brendshëm e më pak tek ajo që ishte një aspekt kryesor i ekonomisë së saj, prodhimet për eksport, duke tejkaluar ekonomikisht Shtetet e Bashkuara në dekadën e ardhshme.


Qendra Britanike e Konsulencës për Kërkime Ekonomike dhe Biznes (CEBR) parashikon se PBB-ja e Kinës do të rritet me 5.7% në vit deri në vitin 2025 dhe më pas 4.7% çdo vit, deri në 2030.

Sipas këtij parashikimi, Kina, aktualisht ekonomia e dytë më e madhe në botë, do të kapërcejë ekonominë amerikane që renditet e para, deri në vitin 2030. Kompania që siguron kreditë ‘Euler Hermes’ ka bërë një parashikim të ngjashëm.

Sipas medias shtetërore kineze gjatë dekadës së fundit udhëheqësit kinezë kanë nxitur përpjekje për t’u mbështetur kryesisht tek ato shërbime që ofrojnë një vlerë të shtuar në ekonomi sesa tek eksportet tradicionale.

Mosmarrëveshja tregtare Pekin-Uashington dhe mbyllja e vendeve të punës në fillim të vitit 2020 për shkak të COVID-19 kanë rritur trysninë ndaj prodhimit.

Duke ulur prodhimin në fabrikat kineze, kompanitë e huaja shumëkombëshe janë zgjeruar jashtë Kinës, duke synuar vende të tilla si Vietnami me qëllimin për të shmangur rritjen e pagave (për punonjësit) dhe kostot që lidhen me respektimin e rregullave mjedisore. Duke u transferuar në shumë vende, ata shpresojnë të parandalojnë situata problematike sikurse ajo e nxitur nga bllokimet e qeverisë kineze për shkak të COVID-19, që çuan në mbylljen e fabrikave.

Ekonomia kineze arriti në 15.92 trilionë dollarë në vitin 2020. Kompania që studion tregun ‘IHS Markit’ vlerëson se vitin e kaluar ajo u rrit në 18 trilionë dollarë si pasojë e rritjes së prodhimeve për eksport, si dhe kapitalit për projekte të reja. E njëjta kompani thotë se ekonomia amerikane arriti në rreth 23 trilionë dollarë vitin e kaluar.

Investimi shtetëror

Ekonomistët thonë se vendi që njihet tashmë për rritjen e shpejtë ekonomike gjatë 20 viteve të fundit do të përballet me një rritje të kontrollit të shtetit mbi sektorët kryesorë pas ndërhyrjes në disa prej tyre, përfshirë internetin në vitin 2021.

“Pekini ka fonde dhe fuqi të pakufizuar politike të brendshme për të përdorur thesarin e madh shtetëror për të bërë investime strategjike në shërbim të objektivave kombëtare e globale për të patur një rol udhëheqës”, thotë Denny Roy, një nga bashkëpunëtorët kryesorë të qendrës së mendimit ‘East-West’ në Honolulu.

Në vitin 2018, Kina shënoi një rritje me rreth trefish krahasuar me mesataren botërore, të indeksit mbi Kontrollin e Drejtpërdrejtë mbi Ndërmarrjet, i cili llogaritet nga Organizata për Zhvillimin e Bashkëpunim Ekonomik.

Kjo “pasqyron theksin në rritje të Kinës mbi rolin e shtetit në ekonomi nën udhëheqjen e Xi Jinping-ut”, thuhet në një raport të muajit tetor të Institutit Atlantic Council.

Forcimi i teknologjisë

Ekonomistët thonë se udhëheqësit kinezë ndoshta do t’i japin përparësi teknologjisë si një motor për rritje ekonomike.

Ndërhyrja e shtetit tek interneti nuk do të pengojë zgjerimin e teknologjisë për prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe në infrastrukturën e programeve kompjuterike thotë Zennon Kapron, themelues dhe drejtor i firmës kërkimore të industrisë financiare me bazë në Shangai, Kapronasia.

“Nëse vendi bëhet i pavarur për sa i përket teknologjisë dhe më pas është në gjendje t’i shesë dhe eksportojë ato produkte e shërbime që bazohen në teknologji, atëherë kjo do të ishte një nxitje e madhe për ekonominë e tij, sepse ai është aktualisht nxitësi kryesor për PBB-në në SHBA”, thotë zoti Kapron.

Ekonomia amerikane shton ai, do të vazhdojë të rritet deri në vitin 2030, por pa vrull.

Kina ka një “bazë të madhe inxhinierësh”, megjithëse më pak kreativitet sesa i nevojitet për të nxitur “idetë e çmendura” që nxisin zhvillimin e teknologjisë së re, thotë Douglas McWilliams, themelues dhe nënkryetar ekzekutiv i CEBR-së.

Çfarë do të ndodhte nëse Kina kapërcente ekonominë amerikane?

Statusi i ekonomisë më e madhe në botë nuk të jep ndonjë avantazh automatik mbi të tjerët thonë ekonomistët, por vendet e varura nga ekonomia kineze do t’i kushtonin vëmendje një gjëje të tillë.

“Nuk jepet ndonjë medalje ari apo diçka e tillë“, i tha Zërit të Amerikës zoti McWilliams i CEBR-së. “Por kur keni më shumë para për të shpenzuar, do të thotë se keni aftësi për të ndikuar dhe Kina do ta ketë këtë aftësi”, shton ai.

Kina do të kishte një pozitë më të mirë, thotë ai, për të çuar përpara nismën e saj ‘Një Brez një Rrugë’, një përpjekje 9-vjeçare që synon ndërtimin e korridoreve tregtare tokësore dhe detare përmes Azisë, Evropës dhe Afrikës në formën e projekteve dhe investimeve në infrastrukturë.

Zyrtarët në Pekin po përdorin tashmë ekonominë e tyre në mosmarrëveshjet me vendet e tjera, thotë zoti Roy i Qendrës Lindje-Perëndim. Kina ka mosmarrëveshje me katër vende të Azisë Juglindore për sovranitetin detar, po kështu me Japoninë për një grup ishujsh dhe ka probleme territoriale me Indinë që nga viti 2017.

“Rezultati i kësaj pritshmërie, pra që Kina që tejkalon Shtetet e Bashkuara ekonomikisht, ka qenë një politikë e jashtme më e guximshme e Republikës Popullore të Kinës që synon të zgjidhë mosmarrëveshjet rajonale në favor të Pekinit dhe të çlegjitimojë udhëheqjen rajonale e globale të SHBA-së nën supozimin se është Kina ajo që duhet të vendosë rregullat e reja në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se kjo është e pashmangshme“, thotë zoti Roy./ VOA

Etiketa: ekonomiakinashba


Ju sugjerojmë

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center
Aktualitet

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center

31 Korrik, 2025 4:01 pm
Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete
Aktualitet

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete

31 Korrik, 2025 3:37 pm
Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..
Aktualitet

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

31 Korrik, 2025 3:25 pm
Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën
Aktualitet

Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën

31 Korrik, 2025 3:06 pm
Vrasja e 52 vjeçares në Pogradec, Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin
Aktualitet

Vrasja e 52 vjeçares në Pogradec, Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin

31 Korrik, 2025 2:49 pm
Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara
Aktualitet

Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

31 Korrik, 2025 2:34 pm
Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit
Kronikë

Vau i Dejës/ U shpall në kërkim për kultivim narkotikësh, pranga 27 vjeçarit

31 Korrik, 2025 2:09 pm
Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…
Rajoni

Pranimi i dokumenteve të Serbisë nga Specialja/Haxhiu: Paanshmërinë e gjyqtarëve e…

31 Korrik, 2025 1:57 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

31 Korrik, 2025 1:41 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Berisha: Dumani, avokat i krimit elektoral të Ramës! Përgjegjës për farsën

31 Korrik, 2025 1:36 pm
Para
Ndiqni emisionin “Opinion”

Ndiqni emisionin “Opinion”

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 5 Janar 2022, shenjat më me fat

Parashikimi i motit, 10 mars 2020

Rriten temperaturat, por çfarë do të sjellë mbrëmja, parashikimi i motit për sot
















TE FUNDIT

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center

SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center
31 Korrik, 2025

Pas deklaratës së përbashkët me autoritetet gjermane ku u fol për operacionin në lidhje me mashtrimin kompiuterik përmes Call Center,...

Lexo më shumë

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete
31 Korrik, 2025

Drejtuesi i palës gjermane në operacionin e koduar ‘Pandora’, Oliver Hofman në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK tha...

Lexo më shumë

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..
31 Korrik, 2025

SPAK kryen një operacion me autoritetet gjermane, ku është goditur një grup kriminal për mashtrimin kompiuterik. Nga operacioni i koduar...

Lexo më shumë

Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën

Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën
31 Korrik, 2025

Pas masës së sigurisë arrest me burg të vendosur nga Gjykata e Korçës ndaj Ilirjan Selmanit për vrasjen e 52...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com