Rusia thotë se ndihma ushtarake nga SHBA dhe vende të tjera ndaj Ukrainës përshkallëzon edhe më tej tensionet.
Ky paralajmërim u bë i ditur nga Zv.ministri i Jashtëm Sergei Ryabkov pasi Britania, Gjermania dhe SHBA dërguan raketa anti-tank dhe anti-ajrore në Kiev.
Media e huaj “The Guardian” raporton se Ryabkov tha se Rusia kishte “paralajmëruar SHBA-në se dërgimi i armëve nga një numër vendesh që ajo “orkestron” nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”
Zelenskiy zbuloi se të paktën 1,300 nga trupat e vendit të tij janë vrarë në konflikt deri më tani në vlerësimin e parë të humbjeve luftarake të Ukrainës pas gati tre javësh luftime.
Ukraina ka pretenduar se ka vrarë rreth 12,000 trupa ruse./Opinion.al