Bota

Dërgimi i armëve në Ukrainë, Rusia: Rrit më shumë tensionet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:38 - 20/01/23 |
Opi Nion

Rusia thotë se ndihma ushtarake nga SHBA dhe vende të tjera ndaj Ukrainës përshkallëzon edhe më tej tensionet.

Ky paralajmërim u bë i ditur nga Zv.ministri i Jashtëm  Sergei Ryabkov pasi Britania, Gjermania dhe SHBA dërguan raketa anti-tank dhe anti-ajrore në Kiev.

Media e huaj “The Guardian” raporton se Ryabkov tha se Rusia kishte “paralajmëruar SHBA-në se dërgimi i armëve nga një numër vendesh që ajo “orkestron” nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”

Zelenskiy zbuloi se të paktën 1,300 nga trupat e vendit të tij janë vrarë në konflikt deri më tani në vlerësimin e parë të humbjeve luftarake të Ukrainës pas gati tre javësh luftime.

Ukraina ka pretenduar se ka vrarë rreth 12,000 trupa ruse./Opinion.al

Pas