Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Derbi luftarak, thyhen 400 stola. Halili kritika Dervishit

2016/05/05 at 10:50 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Derbi luftarak, thyhen 400 stola. Halili kritika Dervishit

Pas këtij 90­minutëshi, pas një kontrolli fillestar, ka rezultuar se 40% e stolave të sektorit H1 dhe H2, ku ishin akomoduar tifozët miq, janë dëmtuar. Disa të shkulura totalisht dhe të tjerë të copëzuar, përkthehen me afro 400 stola të dëmtuar. Shkuljet e para filluan në nisje të ndeshjes dhe gjithçka u agravua në mbyllje të krejt takimit.


Në sherrin masiv që ndodhi në mbyllje të ndeshjes pati edhe një debat verbal mes Refik Halilit dhe Dritan Dervishit. Presidenti, duke u munduar që të shtensiononte situatën, pati kritika për drejtorin e Partizanit, duke i thënë: “O Tano, po ty nuk të takon të veprosh kështu, ke provokuar gjatë gjithë ndeshjes”.

Presidenti i Partizanit është parë i veçuar nga politika dje. Ndryshe nga homologu i tij, apo Erjon Braçe dhe vëllai i kryeministrit që ishin ulur në rreshtin e fundit të VIP­it, ai kishte zgjedhur që ta shihte në rreshtin e parë.

Ilir Daja ka qenë nën survejimin e vazhdueshëm të gjyqtarit Lorenc Jemini, që në të 11­ën minutë kryesori i kërkon trajnerit që të mos kalojë vizën, ndërsa në të 44­ën i jep paralajmërimin e fundit, ndryshe do ta dërgonte në tribunë. Kjo detyroi në të dyja rastet teknikun që të shkonte te zyrtarët e ndeshjes për t’u ankuar.

Goli i dytë ka sjellë shpërthimin e drejtuesve të Tiranës në tribunë. Si asnjëherë më parë, Halili dhe Muka janë parë të ekzaltuar, madje nuk kanë shmangur as takimet e rastit me personazhet VIP që njihen edhe si tifozë bardheblu.

Ka qenë një ndeshje që ofroi spektakël, por nga ana tjetër vlen të përmendet se për 90 minuta nuk kanë ndalur të sharat. Dhe e vetmja herë që Jemini ndali ndeshjen ishte në të 55­ën minutë, por vetëm për pak sekonda. Edhe dekori kishte pjesën e vet. Tifozët e Tiranës shpalosën disa banera, ku binte në sy “Byroja e tribunës, përshëndesni pionierët e Petrit Dumes”, por pati edhe të tjera më thumbuese.

Sakaq, nga të kuqtë ra në sy “Ecim së bashku”. Ndërsa disa herë bardheblutë në kor kanë thërritur “Poshtë komunizmi”.

Interesi i madh, por edhe “fluksi” që u krijua në hyrje ka pasur pasojat e veta. Nga ngjeshja e tifozëve të Partizanit, një vajzë ka pasur gjendje të fikëti. Por nga autoambulanca prezente në stadium i është dhënë menjëherë ndihma e parë, duke e sjellë në vete.

Edhe këtë herë nuk kishte si të mungonte. Çiljeta Xhilaga duket se është abonuar me Partizanin, pasi edhe dje ishte e pranishme në stadium për të ndjekur derbin e madh të kryeqytetit. /panoramasport

 



Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Para
AFP në Shqipëri zbulon shqiptarët që luftuan në ISIS: Ja çfarë bëjnë tani

AFP në Shqipëri zbulon shqiptarët që luftuan në ISIS: Ja çfarë bëjnë tani

Arta Bajrami burri im nuk është në burg, së shpejti do të bëhem nënë

Arta Bajrami burri im nuk është në burg, së shpejti do të bëhem nënë

Pesë arsyet pse nuk bini në peshë…edhe kur mbani dietë

Pesë arsyet pse nuk bini në peshë...edhe kur mbani dietë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
5 Qershor, 2025

Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali,...

Lexo më shumë

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com