Bota

Deputetja me orë 7 mijë euro, shpërthejnë rrjetet sociale!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:07 - 22/10/18 |
b.f

Deputetja në parlamentin gjerman duket se ka shkaktuar shumë polemika, pasi ekspozoi orën e saj rolex prej 7300 euro.

Bëhet fjalë për Sawsan Chebli, e cila është me origjinë nga Palestina, politikane e Partisë Socialdemokrate, e cila është vënë në qendër të kritikave nga kundërshtarët në politikë.

Ora e saj kushton plote 7 300 euro dhe kjo ka bërë që deputetja e cila prej dy vitesh është pjesë e Bundestag të mbyllë Facebook.

Chebli tha se për shkak të shumë mesazheve të urrejtjes gjatë fundjavës, ajo nuk pa asnjë mundësi tjetër përveç të çaktivizonte llogarinë e saj.

Në lidhje me akuzat ndaj saj për jetën e luksit ka reaguar deputetja është shprehur se; “Kur jam rritur me 12 motra e vëllezër në një dhomë e kuzhinë e kam fjetur në dysheme nuk jam ankuar kurrë për të shkuarën time dhe shtetit e politikës nuk i ka interesuar kurrë kjo gjë. Ndaj ju urryes mos më tregoni mua çfarë është varfëria. Meqenëse ora ime qenka bërë problem shtetëror jam gati ta fal atë dhe gjithçka kam’ u shpreh ajo me ironi në Twitter./Opinion.al

Pas