Kryesore

Deputeti gjerman: PD të futet në zgjedhje, reforma në drejtësi historike


               Publikuar në : 13:41 - 26/04/19 |
b.f

Pas takimeve me politikanët në Tiranë, deputeti gjerman Christian Petry ka dhënë një deklaratë për mediat nga ambasada e vendit të tij në Shqipëri. Ai e ka konsideruar të gabuar vendimin e Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet, duke i kërkuar të futet në zgjedhjet lokale.

“Qeveria dhe opozita të dialogojnë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Vendimi për të braktisur Parlamentin ishte një vendim i gabuar nga opozita. PD duhet të futet në zgjedhjet e 30 qershorit”, u shpreh Petry.

Deputeti i Bundestagut vlerësoi reformën në drejtësi, duke thënë se është hap pozitiv drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian./Opinion.al

Pas