Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetë me SkyECC e Enchro? Bardhi: Ta nisim nga vetja/ Çuçi: Propozimi të shqyrtohet nga një grup pune

2025/01/17 at 11:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetë me SkyECC e Enchro? Bardhi: Ta nisim nga vetja/ Çuçi: Propozimi të shqyrtohet nga një grup pune

Në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka debatuar me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, pas propozimiti të këtij të fundit ku tha që deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat.

Çuçi tha gjatë fjalës së tij se nuk duhet të bëjmë populizëm, por ta shqyrtojmë këtë çështje edhe në një grup pune.

Nga ana tjetër, Bardhi tha se nga vetë hetimet janë zbardhur komunikime të deputetëve me eksponentë të krimit të organizuar dhe këto ngrejnë dyshime ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e deputeteve, por edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

”Hetimet kanë zbardhur komunikimet edhe të deputetëve me eksponentë të krimit të organizuar. Këto dyshime ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e deputeteve, por edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë”, theksoi Bardhi.

”Doja te shprehja qëndrimin e grupit tone parlamentar, pavarësisht nga çfarë mendoj unë se si ruhet integriteti i deputetit. Nga pikëpamja proceduriale kete duhet ta shqyrtojmë edhe ne nje grup pune sepse janë disa çështje proceduriale qe duhen pare.

A eshte kjo çështje Rregullores se Kuvendit apo jo? A duhet te merret Rregullorja vetem me nje aplikacion se jane disa te tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo? Pra, janë disa çështje qe duhen shqyrtuar. Le ta shqyrtoje nje grup profesionistësh kete çështje nese afekton apo jo Kodin Penal. Mund ta përfshijmë te formulari i vetedeklarimit përpara kandidimit apo mund te përfshijmë ndoshta dhe kryetaret e bashkive apo njerëzit e sistemit te drejtësisë.

Une personalisht nuk e mendoj kështu, megjithatë la ta bashkojmë me ndryshimet e tjera te Rregullores dhe ta shohim me gjere këtë çështje. Mënyrën si e keni shkruar ketu propozimin nuk qëndron nga ana kushtetuese. Nuk duhet te bëjmë nje ndryshim i cili cenohet shume kollaj neser dej ne Gjykatën Kushtetuese. Nëse duam vërtet nje gje qe te adresoje ceshtjen e pastërtisë se figurës se deputetit, duhet ta bëjmë tamam, jo për populizem”, tha Çuçi.

”Grupet e punës së administratës janë të administratës, ne jemi këshill i mandate. Unë propozimin nuk e kam bërë që të ma vlerësojë sekretari i kuvendit apo administrata me gjithë respektin që kam.

Kodi i etikës është pjesë e rregullores dhe sigurisht që parimet e etikës në i kemi në këtë rregullore.

Nuk po them se deputetët e kanë përdorur për krime. Mund ta kenë përdorur për arsye private të jetës së tyre. Por secili prej nesh do duhet të deklarojë nëse e ka përdorur apo jo platformën Sky ECC. Kjo është e gjitha. Kush nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka pse të frikësohet. Për sa kohë ne ia kemi vënë detyrim funksionarëve të tjerë të shtetit, do duhet ta nisim nga vetja. Kjo është e ndershme. Sa kohë detyrojmë një funksionar policie që paguhet me 600 mijë lekë të vjetra, ne do duhet të nisim nga vetja. Ky është standardi moral”, u shpreh Bardhi.

Ju sugjerojmë

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Para
Opinion – Për kë do të votojnë emigrantët shqiptarë? (16 Janar 2025) 

Opinion - Për kë do të votojnë emigrantët shqiptarë? (16 Janar 2025) 

Vranë e grabitën të moshuarin, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët

Vranë e grabitën të moshuarin, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 

TE FUNDIT

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
9 Qershor, 2025

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje më 9 qershor për një rritje prej 400 për qind të...

Lexo më shumë

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
9 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë së Los Angelesit...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
9 Qershor, 2025

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë. Sipas informacioneve të para, shtetasi...

Lexo më shumë

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
9 Qershor, 2025

Sipas raportit të INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, në muajin maj 2025 është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com