Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Depo e armëve në Tiranë, policia:Kush janë dy të arrestuarit, pas modifikimit …

2022/06/16 at 11:46 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Depo e armëve në Tiranë, policia:Kush janë dy të arrestuarit, pas modifikimit …

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin, ku u zbulua një depo për modifikimin dhe prodhimin e armëve të zjarrit në kryeqytet.


Në një konferencë për mediat drejtori i policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Silent” janë vënë në pranga Ervis Bakllalli, 30 vjeç dhe Dorian Kalo, 45 vjeç.

Gjatë kontrollit të ambienteve të punishtes dhe ambientit përpara rrethimit të banesës së shtetasit Ervis Bakalli, ku ishte i parkuar dhe automjeti që ky i fundit përdorte, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndyshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për  prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të gjitha armët dhe sendet e tjera të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të vërtetuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent”, në kuadër të të cilit është zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit. Si rezultat janë sekuestruar arsenal armësh të llojeve pistoletë e kallashnikov, silenciatorë, municion luftarak, pjesë të ndryshme armësh etj.

Në datën 15.06.2022, mbi bazën e informacioneve policore, nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez, ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit, u organizua puna dhe u finalizua me sukeses operacioni policor i koduar “Silent”, gjatë të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

  1. Ervis Bakalli, 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim;
  2. Dorian Kalo, 45 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Pas verifikimeve të informacioneve policore, në datën 15.06.2022 u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Ervis Bakalli, në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez. Në një ambient brenda rrethimit të banesës së këtij shtetasi, të përshtatur si punishte, u konstatuan makineri si: torno, freza dhe vegla të tjera pune që shërbenin për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve/mekanizmave të armëve të zjarrit, si dhe për prodhimin e silenciatorëve të armëve.

Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në këtë ambient janë gjetur duke punuar shtetasit Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Gjatë kontrollit të ambienteve të punishtes dhe ambientit përpara rrethimit të banesës së shtetasit Ervis Bakalli, ku ishte i parkuar dhe automjeti në përdorim nga ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndyshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për  prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të gjitha armët dhe sendet e tjera të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të vërtetuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Theksojmë se aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve vijnë në rrugë ilegale, nga jashtë vendit.

Strukturat hetimore të Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal që cënon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.

Po punohet intensivisht, në bashkëpunim dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të zbardhur këtë aktivitet kriminal, pasi nga hetimet e deritanishme dyshohet se këto armë bliheshin nga persona me precedent të theksuar kriminal, anëtarë të grupeve kriminale, me qëllim kryerjen e veprave të rënda penale kundër personit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po punon intensivisht duke angazhuar specialistët më të mirë të Policisë Kriminale, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin në përgjithsësi dhe atë të organizuar në veçanti  dhe në këtë kuadër kërkon edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në 112,  çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti social sa më të sigurt”, njofton policia.

 



Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
“Pse s’del më goca me syze?”Salianji: Kontigjentët e krimit patronazhistë të PS

“Pse s’del më goca me syze?"Salianji: Kontigjentët e krimit patronazhistë të PS

Emri/“Më kanë vrarë babain”, ekzekutohet me shotgan burri në Shkodër

Flet djali i viktimës në Shkodër:Ishte një person i maskuar, shkova të marr armën

“Dumani mori policinë për të shpëtuar”,Salianji: Policia s’i gjen dot kriminelët

“Dumani mori policinë për të shpëtuar”,Salianji: Policia s’i gjen dot kriminelët
















TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com