Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Departamenti i Pyjeve takim me Kryetarin e PD: Patronazhistë në vend të specialistëve

2023/01/27 at 4:38 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Departamenti i Pyjeve takim me Kryetarin e PD: Patronazhistë në vend të specialistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim për 100 Vjetorin e Shërbimit Pyjor në Shqipëri, me anëtarët e departamentit të Pyjeve në PD. Prezent ishte drejtuesi i departamentit Hasan Cani dhe anëtarët Dhimiter Pina, Rita Xhorxhi, Nazmi Ajazi, Ilir Hoxha dhe Agim Tafazi.


Në këtë takim është folur se ky 100 vjetor e gjen Shërbimin Pyjor Kombëtar në ditën më të keqe.
Vlerësimet e Departamentit tregojnë se specialistët e pyjeve janë pa punë ndërsa në vend të tyre gjenden patronazhistë të punësuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe në çdo Bashki.

Njoftimi i plotë:

100 vjet shërbim pyjor në Shqipëri. Departamenti takim me Kryetarin e PD Berisha/ Shërbimi pyjor menaxhohet nga patronazhistë, specialistët janë pa punë. 70% e personelit janë pa arsim përkatës pyjor

Në 100 Vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar, anëtarët e departamentit të Pyjeve në PD, Drejtuesi i departamentit Hasan Cani, anëtarët Dhimiter Pina,  Rita Xhorxhi, Nazmi Ajazi, Ilir Hoxha dhe Agim Tafazi, u takuan me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ata theksuan se ky 100 vjetor e gjen Shërbimin Pyjor Kombëtar në ditën e tij më të keqe. Në vlerësimin e Departamentit, specialistët e pyjeve janë pa punë ndërsa në vend të tyre gjenden patronazhistë të punësuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe në çdo Bashki.

Ata vunë në dukje se fondet për pyjet dhe zonat e mbrojtura për periudhën 2014 e deri më sot nuk kanë shkuar në drejtimin e caktuar, por janë përvetësuar në mënyrë korruptive.

Nga një studim i bërë në vitin 2019-2020 ka rezultuar se 70% e personelit janë pa arsim përkatës pyjor dhe asnjë Bashki nuk ka ngritur strukturat e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave në përputhje me kërkesat e ligjit.

Në programin qeverisës 2005-2009 kur Partia Demokratike ishte në pushtet, politika e pyjeve, sipas Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, synonte zhvillimin e qëndrueshëm e shumë funksional të pyjeve e kullotave. Sipas këtij plani, ruhet dhe mbrohet biodiversiteti, prodhimtaria, aftësia rigjenruese dhe potenciali për të përmbushur funksionet ekologjike, ekonomike dhe shoqërore në nivel lokal, kombëtar dhe global, pa shkaktuar dëmtime në ekosistemet e tjera. Kjo politikë mbështeti zgjerimin e zonave të reja pyjore, rehabilitimin e sipërfaqeve të djegura apo të degraduara, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve për sigurimin e ujit të pijshëm në kullota, kontrollin e erozionit nëpërmjet ndërtimit të pritave malore, dhe përmirësimin e menaxhimit të produkteve drusore e jo drusore të pyllit, çka do të rezultonte në gjenerimin e të ardhurave.

Në këtë kuadër, u përgatitën dhe u miratuan një numër i konsiderueshëm i akteve ligjore dhe nënligjore të përafruara me legjislacionin EU, për fushën e pyjeve, kullotave dhe Zonave të Mbrojtura.

Me miratimin e bazës ligjore të nevojshme ne vitin 2013 filloi të hartohet platfoma e riorganizimit të Shërbimit Pyjor në të gjitha nivelet e qeverisjen nga qendra në bazë.

Në vitin 2013 pas largimit të PD nga pushteti dhe ardhjen e rilindjes nisi shkatërrimi i Shërbimit Pyjor, ku me urdhër u shkrinë të gjitha Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, si rrjedhojë 700 inxhinier e teknik pyjesh mbetën të papunë.

Ligji për moratoriumin e pyjeve dhe ligji për moratoriumin e gjuetisë nuk sollën asnjë risi në mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme dhe gjuetinë e pa ligjshme.

Këto ligje sollën monopolizimin e kësaj pasurie në disa subjekte që janë pranë qeverisë dhe Kryetarit të Bashkisë.

Anëtarët e Departamentit në takimin me Kryetarin Berisha theksuan se PD ka një program dhe strategji të qartë dhe plotësisht të realizueshëm për ri ngritjen e shërbimit pyjore në të gjitha nivelet me staf të aftë profesional dhe të kualifikuar për menaxhimit pyjeve/kullotave dhe Zonave të Mbrojtura.

Ligji i parë i pyjeve dhe Kullotave u dekretua më 27 janar 1923./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kronikë

Vlorë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi në gjendje të rëndë

2 Shkurt, 2026 12:49 pm
Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët
Kronikë

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët

2 Shkurt, 2026 11:46 am
Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
Kryesore

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

2 Shkurt, 2026 10:52 am
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Aktualitet

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

2 Shkurt, 2026 9:03 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

2 Shkurt, 2026 8:27 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

2 Shkurt, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shkurt, 2026 8:25 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shkurt, 2026 8:24 am
Para
Kim: Gjykata Kushtetuese me 9 gjyqtarë, arritje për reformën në drejtësi

Kim: Gjykata Kushtetuese me 9 gjyqtarë, arritje për reformën në drejtësi

Video/Aksident në aksin Korçë-Pogradec, lëndohen dy fëmijë dhe një grua

Video/Aksident në aksin Korçë-Pogradec, lëndohen dy fëmijë dhe një grua

Belgjikë/Dënohet me 12 vite burg shqiptari, u kap me 6.4 ton kokainë

Belgjikë/Dënohet me 12 vite burg shqiptari, u kap me 6.4 ton kokainë
















TE FUNDIT

Vlorë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi në gjendje të rëndë

Auto-Skicë
2 Shkurt, 2026

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët
2 Shkurt, 2026

Është zbardhur dëshmia e punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili ndodhej rastësisht në një berberhane në momentin kur mbrëmjen...

Lexo më shumë

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
2 Shkurt, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia, duke kërkuar që...

Lexo më shumë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com