Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncohet skandali/ Del mësuesja më e mirë në portalin e qeverisë, por ja ku përfundon

2017/11/11 at 10:04 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Denoncohet skandali/ Del mësuesja më e mirë në portalin e qeverisë, por ja ku përfundon

Ermira Shehaj nga Ballshi, mësuese në shkollën “Besëlidhja, denoncon se pas 10 vjetësh punë në këtë shkollë në lëndën e bio-kimisë, për të cilën është diplomuar, e kanë nxjerrë jashtë profilit pa të drejtë.


Ermira tregon se ka dalë e para në portalin e rrethit Mallakastër e Fier, por aktualisht është me kontratë 3-mujore dhe jep edukim fizik.

Pas disa ankesave, Zyra Arsimore Mallakastër ka marrë urdhër të sistemojë në punë Ermirën. Drejtoresha e shkollës, Etilda Dishaj thotë se ishin shumë mësues bio-kimie, ndaj u sakrifikua Ermira Shehaj.

Në komunikimin me drejtuesin e ZA Mallakastër, ky i fundit i kërkon gazetares autorizim. Pas një situate në kufijtë e absurdit, kreu i ZA, Gentian Dervishi thotë se Ermira Shehaj ka dalë jashtë profilit nga shkolla e tani mund të aplikojë për mësuese ndihmëse ku ka nevojë…?!

“Quhem Ermira Shehaj. Kam studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Biologji – Kimi. Në vitin 2008 kam ardhur në shkollën 9 – vjeçare “Besëlidhja”. Jam emëruar mësuese definitive për lëndët Biologji – Kimi dhe pas 10 vitesh pune, ku në profil isha mbi 50 % të orëve të mia, u vendos që unë duhet të largohesha jashtë profilit padrejtësisht.
Këtë vit janë bërë emërimet për mësues – ndihmës, ku shumë mirë mund të isha futur dhe unë, pasi jam e kualifikuar me shkallën e dytë të kualifikimit, “shumë mirë”, pra 10 – vjeçar.
Dhe më kryesorja, jam fituese e portalit, e para me pikë nga lëndët e mia, por jo vetëm, edhe nga të gjithë lëndët e tjera të mësuesisë në Mallkastër dhe po ashtu në qarkun Fier.
Por aktualisht jam përsëri me kontratë 3 – mujore, duke dhënë lëndën e Edukimit Fizik.
Pas ankimimeve që kam bërë në Zyrën Arsimore Mallakastër, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në Komisionerin e Mbrojtjes për Diskriminim, përgjigjia që është kthyer është që vendi i parë i mundshëm që do të hapet, unë duhet të rregullohesha patjetër, jo si kryefamiljare, por sepse e meritoj, duke qenë e para në listë, e renditur nga portali “Mësues për Shqipërinë”.

Gazetarja e emisionit “STOP” i është drejtuar shkollës “Besëlidhja” në Ballsh për të komunikuar me drejtoreshën e saj, Etilda Dishaj.
“Kur unë jam emëruar drejtuese e shkollës, më është kërkuar që të bëj zbatimin me përpikmëri të udhëzimit”, shprehet drejtoresha, e cila shton se në këtë shkollë kanë qenë 3 mësues bio-kimie, por nuk ka patur ngarkesë. Sipas udhëzimit, Dishaj ka ndarë ngarkesën, duke respektuar normën mësimore e duke mbajtur të punësuar ish – nëndrejtorin e shkollës dhe një mësuese tjetër. Por mësuese Shehaj thotë se nëndrejtori ka ardhur më pas, ndaj nuk kishin pse të sakrifikonin atë.
E pyetur nga gazetarja se përse konkurojnë mësuesit në portal kur nxirret i pavlefshëm, drejtoresha thotë se për këtë mbajnë përgjegjësi organet e tjera, të cilat e menaxhojnë.

Ndaj gazetarja e emisionit “STOP” dhe denoncuesja iu drejtuan Zyrës Arsimore Mallakastër për të marrë një përgjigje nga drejtuesi i këtij institucioni.
Drejtori ZAM – Nga ju, dua urdhrin e punës dhe …
Gazetarja – Shumë bukur! Jam gazetare e emisionit “Stop” dhe do ta shohësh veten tek “Stop”.

Drejtori ZAM – Jam shumë i gëzuar! Por, dua autorizimin!
Gazetarja – Po, nuk kam! Nuk shkoj me autorizim unë.
Drejtori ZAM – Atëherë, jeni të paligjshëm, që keni ardhur këtu.
Gazetarja – Jo, jo…unë kam ardhur me logon e Klanit, dhe sipas nenit 4, të së Drejtës së Informimit, je i detyruar, përderisa ke këtë post publik, të më përgjigjesh.
Drejtori ZAM – Në rast se jeni nga Klani dhe emisioni “Stop”, ju dua urdhrin e punës dhe autorizimin! Të lutem!
Gazetarja – Më falni! Drejtori i ZA-së, i nderuar, keni pirë ndonjë gjë? Se folëm bashkë më përpara, lamë një takim.
Drejtori ZAM – Unë, unë?! Mua mos më ofendo dhe mos më thuaj: ke pirë! Do të lutem, nuk të përgjigjem për asnjë gjë!
Gazetarja – Në dorë kam Komisionin e Disiplinës, pika 1 ( shkresa)… Komisioni i Disiplinës, Pika 1 : “Duke pasur parasysh gjendjen familjare të ankueses, rekomandojmë që nga ana e ZA-së Mallakastër, të studiohet mundësia e sistemimit, sa më të shpejtë të zonjës Shehaj! Pse nuk e keni sistemuar në profilin Biologji?

Drejtori ZAM – Zonja Shehaj është në punë pa ndërprerje.
Gazetarja – Po është me kontratë, është me kontratë.
Drejtori ZAM  – Do t’ju lutem, mund të dilni?
Gazetarja – S’dal! S’dal!
Drejtori ZAM – Më sillni autorizimin pra!
Gazetarja – Çfarë autorizimi?
Drejtori ZAM – Do të dal unë. Juve rrini në zyrë!
Gazetarja – Pse do të dalësh?
Drejtori ZAM – Do të dal unë, pra…
Gazetarja – Po dil! Dil, nëqoftëse nuk e mban këtë post! Dil!
Drejtori ZAM – Më fal, të lutem! Më sillni autorizimin, që jeni e emisionit “Klan”, të lutem!
Gazetarja – Ja!
Drejtori ZAM –  Nuk është kjo!
Gazetarja – Po, kjo pra është. Kjo është.
Drejtori ZAM – Nuk është kjo. Më sillni autorizimin!
Gazetarja – Po, nuk është ky argumenti.
Gazetarja – Pse nuk ke zbatuar Komisionin e Disiplinës… Komisioneri për Mbrojtjen…
Drejtori ZAM – Të lutem! Nuk të jap sqarim!

Gazetarja – Do të ma japësh! Sepse je i detyruar, ke një post publik.
Drejtori ZAM – Ia kam thënë zyshës, ia kam thënë…
Gazetarja – Pse nuk e ke ekzekutuar? Zysha është e para në portal.
Drejtori ZAM – Do t’ju lutem të mos veproni kështu!
Gazetarja – Eshtë e para në portal, në Mallakastër…
Drejtori ZAM – Të lutem, po të kërkoj diçka ligjore: Dua autorizimin tuaj, që jeni përfaqësuese …
Gazetarja – S’kam autorizim.
Drejtori ZAM – Atëherë, nuk të përgjigjem sot.
Gazetarja – Dakord!
Drejtori ZAM – Merrni autorizimin dhe paraqituni!
Gazetarja – Po s’mund të vij unë kur të kesh ti dëshirë.

Drejtori ZAM – Të vij unë tek emisioni “Klan”.
Gazetarja – Jo, s’ke pse vjen fare. Ekzekuto këtë ti që të mos vish!
Drejtori ZAM – Të lutem zonja Odeta! Të lutem, të thashë!
Gazetarja – Uau…pse më njihkeni ju? Po ju s’më njihnit mua!
Drejtori ZAM – Po pra se edhe kemi folur në telefon.
Gazetarja – Po të them, njerëzore, hajde ulemi që të flasim si dy njerëz të kulturuar…
Drejtori ZAM – Absolutisht!
Gazetarja – Unë në pozicionin tim…
Drejtori ZAM – Zysha nga momenti që e ka prekur reforma e deri më sot nuk ka ndenjur asnjë ditë pa punë.
Gazetarja – Po është me kontratë, more Drejtor!

Drejtori ZAM – Po! Me kontratë.
Gazetarja – Eshtë jashtë profilit.
Drejtori ZAM -Po, pra!
Gazetarja – Jep Edukimin Fizik.
Drejtori ZAM – Po pra, shumë mirë!
Gazetarja – Po si more, e thua me të madhe ti! Ajo ka mbaruar Bio-Kimi.
Drejtori ZAM – Në rast, se do të ketë filluar, një mësuese për Bio-Kimi nga portali …
Gazetarja – Ka filluar..ka filluar.
Mësuesja – Ju keni sjellë dikë tjetër tek shkolla ime, edhe ajo është për Bio-Kimi.
Drejtori ZAM – Aha, ok!
Mësuesja – Elisabeta Niçaj!
Gazetarja – E keni njoftuar Komisionerin lidhur me mundësinë e sistemimit të zonjës Shehaj?

Drejtori ZAM – Do të lutem, mund të hysh pa kështu … pa kamera, të flasim diçka bashkë? Mund të flasim paraprakisht?
Gazetarja – Dëgjo, se për mua si gazetare, kjo lloj sjellje e jotja është “skup”! Do të flasësh tamam? Të të nxjerr siç duhet?!
Drejtori ZAM – O Odeta, tani …
Gazetarja – Siç ke vepruar.
Drejtori ZAM – Tani, mund të të …
Gazetarja – Jo! Nuk më ofendon ti mua!

Gentian Dervishi, drejtori i Zyrës Arsimore Mallakastër, vendosi të pranojë të përgjigjet para stafit të emisionit “STOP” në lidhje me padrejtësinë që i është bërë mësuese Shehaj.
“Në kuadër të reformës që është bërë në sistemin arsimor parauniversitar, urdhrit numër 63 të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Mësuesja është prekur nga reforma, vlerësimi i dosjeve nuk ka qeë në Zyrën Arsimore, por është bërë në shkollën “Besëlidhja”. Është vlerësuar dhe ka dalë si mësuese jashtë profili”.
Drejtori i ZAM tregon se një shkollë ka bërë kërkesë për mësuese-ndihmëse për një nxënës me aftësi të kufizuara dhe se ai mund ta sugjerojë mësuesen, meqënëse është i pranishëm edhe emisioni “STOP”.

Ndërkohë që shkolla “Besëlidhja” ka bërë kërkesë për mësues – ndihmës, por ZAM është duke studiuar, pasi jo të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara do të mund të kenë mësues – ndihmës.
Drejtori ZAM – Mundësinë, për t’ju dhënë një kafe? Se keni ardhur nga larg ë …
Gazetarja – Nuk … nuk u sollët mirë me ne. Mirupafshim! Nuk e meritoni!
Drejtori ZAM – Mirë, ok!
Gazetarja – Gjithë të mirat!

Gazetarja rikthehet në shkollën “Besëlidhja” për të pyetur drejtoreshën e saj sesa nxënës kanë nevojë për mësues – ndihmës. Ajo tregon se në shkollë janë shtuar 4 nxënës me aftësi të kufizuara, ndaj i ka bërë kërkesë për Zyrës Arsimore Mallakastër për mësues – ndihmës, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të mësuesve fitues në portal, Reshat Dervishi thotë se në momentin e parë që do të kërkohet mësuese Bio – Kimie, Ermira Shehaj do të punësohet. Kjo e fundit tregon se në shkollën “Besëlidhja” është punësuar një mësuese Bio – Kimie si mësuese – ndihmëse. Dervishi shprehet se Zyra Arsimore ka një komision psiko-social që i përzgjedh ndihmës-mësueset, ndaj nuk është përgjegjësia e tij. /Tv Klan/

 

Etiketa: denoncimimesuesjaportali i mesuesve


Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Tiparet negative të shenjave të horoskopit, ja ana e tyre e errët

Tiparet negative të shenjave të horoskopit, ja ana e tyre e errët

Parandalohet krimi në Berat, policia futet mes dy vëllezërve  që ishin gati për tu vrarë

Emrat/ Të shtëna me armë në kryeqytet, sherr mes dy grupeve

Arrestohet nëna që kërkonte drejtësi për vdekjen e djalit 2 vjeçar

Aksident në Rinas, plagoset rëndë një person
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com