Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi/Deputetja e PS ‘mbron’ Ballën për një nga udhëtimet: Mos gënjeni

2018/10/13 at 3:37 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi/Deputetja e PS ‘mbron’ Ballën për një nga udhëtimet: Mos gënjeni

Deputetja e PS-së, Evis Kushi, të shtunën, hodhi poshtë pretendimet e Partisë Demokratike në lidhje me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se ka udhëtuar 18 herë me charter jashtë vendit me Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik droge.


Përmes një shënimi në Facebook, Kushi shkruan se në datat 8-9 dhjetor të vitit 2014, pjesë e udhëtimit ka qenë edhe ajo së bashku me kryeministrin Rama, Monika Kryemadhin dhe Taulant Ballën për të përfaqësuar Shqipërinë në Bruksel.

Ajo ka publikuar edhe fotot e takimit, duke shtuar nëse do të duhet mund të publikojë edhe axhendën e takimeve në Bruksel.

Shënimi i Kushit në Facebook, si më poshtë vijon:

Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.

Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.

Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.

Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit

Partia Demokratike iu rikthye të shtunën akuzave për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke publikuar faktet sipas saj të lidhjes së ngushtë të tij me narkotrafikantin Edmong Bego.

Deputeti, Ervin Salianji, tha se Balla ka udhëtuar 25 herë me Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Udhëtimet sipas tij janë kryer me makine dhe avion.

Deputeti demokrat tha se është fakt se Balla gjatë historikut të udhëtimeve gjatë periudhës që qeveris Rama, ka përdorur plot 18 herë charter-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me charter nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Begos.

Salianji deklaroi se nuk ka departament e prokurori që të mbulojë lidhjet e PS me krimin e organizuar.

Dputeti i PS-së, Taulant Balla nuk vonoi për t’iu përgjigjur deklaratës së PD-së, duke paralajmëruar për padi deputetin Salianji për shpifje të hënën në Gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Balla i bën thirrje kreut të PD-së të mos e shpërdorojë deputetin Salianji me shpifje, për udhëtime 18 herë me charter.

Ai tregon se informacioni për një fakt të tillë ndodhet në Albcontrol dhe është i aksesueshëm për të gjithë.

Deputeti socialist i kërkon PD arsyen se pse nuk bën një kallëzim në Prokurori, duke paralajmëruar padi në gjykatë për Ervin Salianjin.

Balla: Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera?. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!

Më pas, Ervin Salianji iu përgjigj sërish kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për lidhjet e këtij të fundit me krimin, duke i kujtuar se harrojeni të fshihni gjurmët, pasi jeni të lidhur aq shumë me krimin sa s’ka departament, prokurori e gjykatë që ju shpëton.

Deputeti demokrat, publikoi datat dhe oraret, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla ka udhëtuar me charter jashtë vendit.

Më tej, Salianji i kërkoi deputetit socialist të tregojë arsyen e udhëtimit prej 25 herësh jashtë vendit me personin e dënuar për trafik droge në Itali, shtetasin Edmond Bego.

 

 

 

 

Etiketa: denoncimi i salianjitevis kushiudhetimet me charter


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

9 Shtator, 2025 8:26 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

9 Shtator, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025 7:43 am
Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
SPAK operacion në Sarandë/ Disa urdhër-arreste për trafik droge, sekuestrohen celularë
Kronikë

Aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë dhe armë

8 Shtator, 2025 7:31 pm
Para
Dasma mbretërore, të gjithë të çmendur pas princit George

Dasma mbretërore, të gjithë të çmendur pas princit George

Berisha denoncon: Shefi i Policisë së Hasit, i dënuar, imoral dhe trafikant

Berisha: Familjet Rama-Xhafaj-Balla, bllokojnë integrimin e Shqipërisë

Françeska Jaçe pozoi foton me gjoksin jashtë, Kejvina e ngacmon

Françeska Jaçe pozoi foton me gjoksin jashtë, Kejvina e ngacmon
















TE FUNDIT

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
9 Shtator, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...

Lexo më shumë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
9 Shtator, 2025

Ka reaguar nga spitali Erogen Vaso (Brajoviç), personi që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, ku mbeti i...

Lexo më shumë

Horoskopi, 9 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
9 Shtator, 2025

DASHI Energjia juaj ka arritur kulmin dhe po ju shtyn të merrni vendime, madje edhe të rëndësishme. Duhet të veproni...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com