Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi/ Eduard Dervishaj: Më masakruan, më prenë veshin, por prokurorit i duket “plagosje e lehtë”

2018/06/12 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi/ Eduard Dervishaj: Më masakruan, më prenë veshin, por prokurorit i duket “plagosje e lehtë”

Fiks Fare denoncoi sorollatjet e një qytetari nga Patosi, i cili, megjithëse është gjymtuar, nuk ka gjetur ende zgjidhje nga institucionet e drejtësisë. Eduard Dervishaj u ankua se, në muajin shkurt 2018 është goditur me mjete të rënda nga 3 persona, në lokalin e tij në fshatin Rërëz në Patos. Ai tha se ka pësuar goditje në kokë, kraharor, në kurriz, madje edhe në sy, por, dëmtimin më të rëndë e kishte marr në veshin e djathtë, ku një pjesë i është prerë.


“Denoncova rastin në ‘Fiks Fare’ se policia dhe prokuroria e Fierit, po e cilësojnë ngjarjen si plagosje të lehtë. Pas ngjarjes, unë u ekzaminova në Mjekësinë Ligjore në Fier, e cila doli në konkluzionin se dëmtimet janë plagosje e rëndë. Më pas u mjekova në Spitalin Ushtarak dhe në QSUT. Dëmtimet ende i vuaj, pasi në njërin sy shikoj turbullt, ndërsa veshin e djathtë më është prerë” – thotë Dervishaj.

Ai shton se, çështja po ndiqet nga prokurori i Fierit, Dorian Tafili, i cili nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje.

“Të vetëm herë që më kontaktuan ishte momenti kur më kërkuan që të bëja riekspertimin në Mjekësinë Ligjore. Më telefonuan disa herë dhe shkova te IML-ja në Tiranë. U ekzaminova nga mjekoligjori Elmaz Shaqiri. Më priti vetëm 1 minutë dhe në fund, më tha se nuk kisha asnjë gjë. Më tha të shkuara” – vijon Dervishaj.

Ai thotë se këtë ekzaminim e ka regjistruar, ndërsa doktori e pyet vetëm për disa gjëra të përgjithshme, pa e ekzaminuar. Madje, nuk konstaton as prerjen e veshit.

Qytetari thotë se drejtësia po i manipulon provat dhe për pasojë akuzën ndaj autorëve. Deri më tani çështja është hetuar për plagosje e rëndë, e cila ka një dënim për autorët deri në 10 vite burg. Ndërkohë, me klasifikimin e ri të ngjarjes, siç është plagosje e lehtë, dënimi shkon nga gjobë deri në 2 vite burg.

“E gjitha bëhet për shkak të korrupsionit në drejtësi. Kërkoj vetëm drejtësi” – thotë Eduard Dervishaj.

Pas riekzaminimit, Mjekësia Ligjore në Tiranë, i dërgoi Prokurorisë së Fierit, raportin e akt ekspertimit ligjor. Në raport thuhet se dëmtimet e konstatuara hyjnë në kategorinë e dëmtimeve që sjellin humbjen e aftësisë për punë mbi 9 ditë.

“Por, për të vlerësuar kriterin e ‘shëmtimit’ është e nevojshme ekzaminimi i shtetasit pas ndërhyrjes kirurgjikalo-plastike”. Pra, Mjekësia Ligjore në Tiranë, përcaktoi disa muaj pas ngjarjes se plagosja është e lehtë, duke rrëzuar raportin e Mjekësisë Ligjore në Fier, të bërë menjëherë pas ngjarjes, se dëmtimet konsideroheshin plagosje e rëndë. Neni 88 i Kodit Penal, që bën fjalë për plagosjen e rëndë me dashje, përcakton se “plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit …, dënohet me burgim nga 3 gjer në 10 vjet”.

Ndërkohë, plagosja e lehtë parashikon një dënim nga gjobë deri në 2 vjet burg.

Pas denoncimit, ai shkon të takojë oficerin e policisë Arben Turtulli. OPGJ-ja i thotë se, me klasifikimin e ri që ka bërë IML-ja në Tiranë, ngjarja është klasifikuar si plagosje e lehtë. Ai i kërkon që “viktima” të firmosë një procesverbal për ndjekjen penale të autorëve, me akuzën e plagosjes së lehtë. Sipas OPGJ-së, kjo gjë kërkohet pasi është procedurë ligjore. Ai e fton në zyrë dhe pasi bisedojnë për disa minuta, shkruan edhe procesverbalin. Qytetari i kërkon ta shohë edhe njëherë, të konsultohet me një avokat dhe më pas të shkojë ta firmosë. Por, OPGj-ja nuk i lë kohë, madje ia marr nga dora dhe e hedh në kosh. Ai i kërkon të dalë nga zyra dhe, nëse e firmos, ka të drejtë të marrë një kopje. Oficeri i thotë të shkojë të flasë me prokurorin Dorian Tafili.

Qytetari shkon në Prokurorinë e Fierit, dhe pasi merr disa akte, kërkon të takojë prokurorin Tafili. Ai e kërkon disa herë. Fillimisht, punonjësi i bëjnë me dije se prokurori nuk është në zyrë. Por, pas insistimeve, ata i thonë se prokurori nuk do ta takojë.

Dervishaj shkon edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku takon mjekun Elmaz Shaqiri. Ai i kërkon doktorit si e ka bërë këtë akt ekspertimi, pa e ekzaminuar. Doktori i thotë se nuk mund ta pyesë, pasi çështja ka kaluar në komision. Sipas tij, problemi i tij është pikërisht te “shëmtimi”. Dhe, për frazën se duhet të vijë edhe njëherë për riekspertim pasi të ketë bërë operacionin kirurgjikalo-plastik, doktori i thotë se ashtu është. Qytetari i kërkon llogari përse e ka shkruar në këtë mënyrë, pasi gjendja e tij është kjo aktuale dhe jo ajo pas operacionit dhe se kush duhet ta bëjë operacionin. “Ti duhet ta bësh” i drejtohet doktori qytetarit, ndërsa kërkon edhe “përforcime”. Në vendngjarje mbërrin edhe një punonjës policie, i cili e largon qytetarin nga ambientet e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Pra, në të gjitha institucionet që shkoi qytetari, i cili në këtë rast ishte viktima, zyrtarët nuk denjuan ta presin. Ata e nxjerrin përjashta!
/TCH

Etiketa: denoncimplagosjeprokurori


Ju sugjerojmë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

22 Nëntor, 2025 9:54 am
Para
Luana do dashuri, ja thirrja që i bën Krenarit

Luana do dashuri, ja thirrja që i bën Krenarit

Zbardhet seanca/ Shullazi: Biznesmeni më prezantonte si vëllai i vogël. Beqja: Ju të vrisnit!

Gjyqi i Shullazit drejt fundit, ja kur jepet pretenca e prokurorisë

Për herë të parë në 27 vite Edi Rama nuk i dërgon ftesë PD-së për ditëlindjen e PS-së

Për herë të parë në 27 vite Edi Rama nuk i dërgon ftesë PD-së për ditëlindjen e PS-së
















TE FUNDIT

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës”...

Lexo më shumë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq...

Lexo më shumë

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
22 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, janë takuar me njëri-tjetrin.Ata kanë biseduar sëbashku në Zyrën...

Lexo më shumë

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
22 Nëntor, 2025

Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com