Një 27-vjeçar shqiptar në Angli është dënuar me pesë vjet burg pasi kishte krijuar disa ferma për kultivimin e kanabisit.
Altin Laska, me banim në Exter, u kap në korrik 2015 bashkë me dy shqiptarë të cilët ishin ilegalë në Angli.
Shuaip Llapri dhe shqiptari tjetër 18 vjeç u dëbuan.
Llapri para kësaj kreu gjashtë muaj burg pasi u kap me pistoletë elektrike.
Në qershor, policia britanike arrestoi dy rumunë me 7 kg kanabis, vlera e të cilët në tregon do të kapte 48 mijë paund.
Pak minuta më parë ata ishin takuar me shqiptarin Laska. Ky i fundit pak ditë më parë i kishte shitur dhe një personi tjetër 4 kg kanabis, i cili gjithashtu u arrestua. /Panorama.al