Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënohet me 15 vite burg Xhemal Shalën, 12 vite Jasin Kala Avdylin

2023/04/04 at 1:52 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Dënohet me 15 vite burg Xhemal Shalën, 12 vite Jasin Kala Avdylin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin këtë të martë për 6 persona, të cilët ishin dënuar nga shkalla e parë për trafik droge.


Apeli ka vendosur dënimin me 15 vjet burg për Xhemal Shalën, 12 vjet burg për Jasin Kala Avdylin, Denis Llaftiu 10 vjet burg, ndërsa është vendosur lënia në fuqi e vendimit të shkallës së parë për Islender Sale.

Apeli ka rikthyer për rigjykim çështjen ndaj dy personave të tjerë pjesë e këtij grupi, Astrit Balliu dhe Fatos Llaftiu.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 04.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 4/54 akti, datë 25.07.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.B.(alias A, S.), J.K.(alias A.), F.Ll., I.S.(alias M.Gj.), Xh.Sh., dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1-Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.), për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.), për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/, gëmia “b”, 25, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit J.K.(alias A.), me 9(nëntë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri J.K.(alias A.) ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

2-Deklarimin fajtor të të pandehurit D.Ll., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit D.Ll., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit D.Ll., me 9(nëntë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri D.Ll. ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

3-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B.(alias A.,S.) edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

4-Deklarimin fajtor të të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

5-Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Sh. edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr.8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimet që lidhen me:

– Fajësinë e të pandehurit J.K.(alias A.), për kryerjen e veprës penale “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, gërma “b” e Kodit Penal, llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale, si dhe disponimin në lidhje me konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë “{…}”, me adresë {…}, me numër pasurie {…}, zona kadastrale {…}, {…};

– Fajësinë e të pandehurve I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;

– Fajësinë e të pandehurve I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;

– Vendin e vuajtjes së dënimit për të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh.

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit J.K.(alias A.) me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

– Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri J.K.(alias A.), pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit D.Ll., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit D.Ll. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit D.Ll. me 10 (dhjetë) vjet burgim.

– Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri D.Ll. këtë dënim duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre)vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Sh., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Xh.Sh., me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

  1. Prishjen e vendimit nr. 8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit A.B.(alias A., S.) dhe F.Ll.dhe kthimin e akteve për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
  2. Mospranimin e ankimit të ankuesve I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh.5.Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel iu ngarkohen solidarisht të pandehurve J.K.(alias A.), D.Ll.,I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh.


Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Flamujt e NATO-s ngrihen në Helsinki, teksa Finlanda i bashkohet sot aleancës

Flamujt e NATO-s ngrihen në Helsinki, teksa Finlanda i bashkohet sot aleancës

Google shkurton vendet e punës, punonjësit boshatisin kompaninë

Google shkurton vendet e punës, punonjësit boshatisin kompaninë

Video/ Momentet mahnitëse kur rrufeja godet ndërtesën më të lartë në New York

Video/ Momentet mahnitëse kur rrufeja godet ndërtesën më të lartë në New York
















TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com