Pasi Dritan Dajti u dënua me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve, prokuroria ka bërë rekurs për vendimin e gjykatës, duke kërkuar burgim të përjetshëm.
Por e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Dajtit, i cili kërkon të mbetet në fuqi vendimi prej 25 vitesh burg. Ai ka bërë kundër-rekurs ndaj Prokurorisë së Apelit, duke pretenduar që të mos pranohet kërkesa e këtij institucioni.
Dajti u dënua përfundimisht 25 vite burg për vrasjen e katër policëve dhe vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda hapi një debat të madh dhe u bë shkak për nisjen e hetimeve mbi gjyqtarët./Opinion.al