Prokuroria kërkoi të lirohet edukatorja që dhunoi një fëmijë vetëm 3 vjeç në Jetimore. Kujdestarja e Shtëpisë së Fëmijës në qytetin e Durrësit, Dafina Fama u gjet fajtore për veprën penale “Keqtrajtim të miturve”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës kërkoi sot të pezullohet ekzekutimi i vendimit për pjesën e mbetur të dënimit penal me burgim të pavuajtur nga e pandehura Dafina Fama, për një periudhë kohe prove prej 18 muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës.
Kështu, Fama do të detyrohet të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës të Qarkut Durrës, gjatë periudhës së provës. Sakaq, fill pas këtij vendimi urdhërohet lirimi i Famës, e cila aktualisht ndodhet në burgun e grave nr.325, përkatësisht në spitalin e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.
Denoncimi për dhunën ndaj të miturit u bë nga emisioni investigativ “Stop” në Tvklan.