Këngëtarja Rozana Radi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj në programin ‘Your Face Sounds Familiar’ që nis të hënë në televizionin Klan.
Ajo gjatë provave ka rënë nga lartësia dhe si rrjedhojë ka çarë këmbën.
Pas këtij aksidenti, Rozi ka përfunduar në spital e ka qepur këmbën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, konfirmojnë burimet për Opionion.al.