Sport

Dëmtimi i Hysajt, Napoli: Ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës…


               Publikuar në : 22:53 - 06/10/19 |
Opi Nion

Elseid Hysaj nuk do të mund të luaj në ndeshjen e ardhshme të kombëtares shqiptare, pasi sot pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes, Napoli-Torino.

Sipas komunikatës zyrtare të Napolit, Hysaj ka thyer thyer kockën e kraharorit dhe do t’i duhet disa ditë regjim.

 “Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishtediagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit. Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares Shqiptare” – shkruan Napoli në një komunikatë zyrtare.

Por, Ançeloti nuk e ka bërë “dramatike” dëmtimin e shqiptarit duke thënë se ai vetëm ka pësuar një frakturë kraharor.

 “Ai ka një frakturë në një kockë të kraharorit, ai do duhet të qëndrojë jashtë për disa ditë. Sidoqoftë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”./ Opinion.al E.Xh.

Pas