Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit shkatërrues, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë, presidenti Ilir Meta, ka shkuar ditën e sotme në Bubq, i cili ka pësuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima.
Meta shprehet në reagimin e tij në rrjetet sociale se; “Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.”/Opinion.al