Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëllinja, pastrues fantastik për veshkat dhe mushkëritë, ja si përgatitet

2018/11/27 at 9:23 PM
në -Shëndeti, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëllinja, pastrues fantastik për veshkat dhe mushkëritë, ja si përgatitet

Kam qenë fare e vogël kur disa miq të gjyshit tim, të cilët jetonin në fshatin Kus, poshtë Qafë Krrabës, na sillnin thasë me fruta të vogla, që disa kohë më pas mësova se quheshin dëllinja.


Deri në dimër familja ime nxirrte si për qerasje një broke me lëngun e tyre, lëng të cilin e quanin magjik. Pija ishte si birrë, e gazuar, por pak e athët dhe në Shqipërinë e Mesme e quajnë Hardiç.

Emri i frutit magjik njihet në latinisht si Juniperus communis, e me këtë emër e përdorin dhe disa zona në Shqipëri, por që i referohen rakisë ose xhinit që prodhohet nga ky frut. Dëllinja është magjike, sepse me pijen që mund ta prodhoni lehtësisht në shtëpitë tuaja, pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.

Dëllinja vilet në vjeshtë dhe në Pazarin e Ri një kilogram dëllinjë kushton 200-300 lekë. Pasi të keni blerë një sasi, të paktën 2-3 kilogram, duhet ta lani mirë e ta pastroni nga gjethet. Në një damixhan qelqi ose një tjetër enë por që të jetë qelq, futni dëllinjat dhe shtojini ujë.

Raporti është një kilogram dëllinja me 4 litra ujë. Për 40 ditë rradhazi, ena duhet të rrijë në një vend të errët e të thatë, e pasi të mbushet koha, ju mund të shijoni lëngun magjik.

Nëse i fusni gjatë verës me dëllinja të vjetra, shishja duhet të hapet për 4-5 javë. Kjo pije e përfituar zgjat për disa kohë, pasi duhet të veproni në këtë mënyrë. Kur të hapni enën ditën e parë ju do të merrni një sasi të caktuar, një apo dy litra Hardiç, e po atë sasi që morrët ju do e zëvendësoni sërish në damixhan me ujë të pastër.

Kështu do të veproni, pra sa herë të merrni një broke Hardiç, në damixhan do e zëvendësoni me po aq sasi uji. Kjo zgjat deri në momentin kur ju do kuptoni vetë se cilësia e lëngut që përfitoni e ka humbur shijen e fortë të fillimit.

Vlerat e Hardiçit

Dëllinja përmban një sërë acidesh organike të rëndësishme për trupin e njeriut gjithashtu sheqerna natyrale, kalium e kalcium. Ndër vlerat kryesore të dëllinjës dhe lëngut magjik është pastrimi i mushkërive. Shpesh dëllinja përdoret për pastrimin e bronkeve nga infeksionet dhe sekrecionet.

Pas ndihmesës për mushkëri të pastra vjen stomaku. Të cilin Hardiçi e ndihmon në tretjen e ushqimit si dhe nga djegiet apo forma të ngjashme ulçere. Efekti tjetër pozitiv i dëllinjës është vërtetuar në sistemin urinar e veshka.

Konsumimi i lëngut që përfitohet nga to, pastron veshkën dhe shëron ciste që shpesh hasen te femrat. Gjithashtu përdorimi i Hardiçit ndikon në uljen e kolesterolit, diabetit dhe sasisë së ujit të tepërt në trup.

Dëllinja mund të përdoret dhe në formë vaji, i cili përdoret për çlirim të kontraktimeve muskulare.

Kujdes:
Përdorimi afatgjatë i kokrrave të dëllinjës mund të shkaktojë irritime dhe dëmtime në veshka, sepse dëllinja praktikisht sforcon veshkën.

Kjo është arsyeja përse dëllinja rekomandohet për 30 ditë çdo 4-5 muaj.

Nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të krijoni familje, atëherë mos e përdorni dëllinjën.

Shmangeni atë edhe nëse ushqeni fëmijën me gji. Dëllinja arrin të ulë sheqernat në gjak, dhe shkakton shqetësime serioze tek njerëzit me diabet./AgroWeb.org



Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Para
Deklaratat e Ramës kundër BE-së, ja çfarë mendon Sali Berisha

Deklaratat e Ramës kundër BE-së, ja çfarë mendon Sali Berisha

Berisha: Negociatat mund të mos hapen as në 2019

Berisha: Rama dhe Thaçi po punojnë për Serbinë e Madhe

Alban Skënderaj feston ditëlindjen plot dashuri, ja sa vjeç mbush këngëtari

Njihuni me vëllain e Alban Skenderajt, ai qenka një këngëtar i madh
















TE FUNDIT

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
16 Tetor, 2025

Një arritje historike dhe një nder i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar. Ministri i Mbrojtjes së...

Lexo më shumë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
16 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Një punëtor ndërtimi dyshohet se ka rënë nga lartësia...

Lexo më shumë

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
16 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese dokumentacionin për shkarkimin e Erion Veliaj. Në dokumentet që Këshillimi i Ministrave ka...

Lexo më shumë

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
16 Tetor, 2025

Kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata vendosi: Njëzëri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com