Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Delegacioni arab në Policinë e Shtetit: Synimi, krijimi i urave të bashkëpunimit

2023/05/18 at 12:27 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Delegacioni arab në Policinë e Shtetit: Synimi, krijimi i urave të bashkëpunimit

Një delegacion i lartë nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Arabisë Saudite, ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vizita pati si synim krijimin e urave të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku,  mirëpriti delegacionin që kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Ëaleed Bingshegair. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi.

Vizita, vjen në vijim të takimit të zhvilluar gjatë muajit shkurt, ndërmjet ministrave të Brendshëm të të dyja vendeve, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, marrëveshje e cila do të mundësojë që Policia e Shtetit shqiptar të ketë ura të qendrueshme bashkëpunimi edhe me Arabinë Saudite.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i njohu pjesëtarët e delegacionit nga Arabia Saudite, me historikun e Policisë së Shtetit shqiptar, me reformimin e saj, si dhe me strukturën e re që është duke u implementuar për të sjellë rezultate në luftën ndaj fenomeneve kriminale.

Po ashtu gjatë takimit, Rrumbullaku i shprehu kreut të delegacionit arab, gatishmërinë dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të shtrirë bashkëpunimin me partnerët në çdo vend të botës.

Forcimi i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Riyadh, Arabia Saudite, ishte një tjetër pikë ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit theksoi se është me shumë rëndësi sigurimi dhe shkëmbimi i informacionit me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Ëaleed Bingshegair falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar për të ndërtuar ura bashkëpunimi, si dhe vlerësoi transformimin  e Policisë së Shtetit dhe rezultatet e arrira së fundi, në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kufitare, kimeve ekonomiko-financiare, në fushën e armëmbajtjes pa leje, si dhe në atë të narkotikëve.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Ëaleed Bingshegair ofroi mbështetje për Policinë e Shtetit, për zhvillimin e trajnimeve, kurseve, seminareve dhe ekspozitave të përbashkëta, me synim shkëmbimin e praktikave dhe teknikave më të mira të luftës kundër fenomeneve kriminale.

Etiketa: Delegacioni arabpolicia e shtetittakim

Ju sugjerojmë

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë
Aktualitet

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

12 Qershor, 2025 7:19 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë

12 Qershor, 2025 7:15 pm
Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo
Aktualitet

Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo

12 Qershor, 2025 6:59 pm
Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas
Rajoni

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

12 Qershor, 2025 6:45 pm
Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri
Sport

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

12 Qershor, 2025 6:30 pm
Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit
Sport

Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit

12 Qershor, 2025 6:27 pm
Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve
Aktualitet

Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve

12 Qershor, 2025 6:23 pm
Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja
Rajoni

Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

12 Qershor, 2025 6:08 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025

12 Qershor, 2025 5:45 pm
Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve

12 Qershor, 2025 5:36 pm
Para
VIDEO/ Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë

Fredi Beleri vizitohet në burg nga zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme greke

Moti i keq, shtetet e Ballkanit përmbyten prej shirave të rrëmbyeshëm

Moti i keq, shtetet e Ballkanit përmbyten prej shirave të rrëmbyeshëm

Montana bëhet shteti i parë amerikan që ndalon TikTok

Montana bëhet shteti i parë amerikan që ndalon TikTok

TE FUNDIT

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë
12 Qershor, 2025

Mjekja Aurora Dollenberg në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo në Klan News, foli për linë e mjamunit, një ditë pasi...

Lexo më shumë

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë
12 Qershor, 2025

Do të kishte një të mbijetuar mes 242 pasagjerëve në bordin e aksidentit ajror të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm...

Lexo më shumë

Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo

Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo
12 Qershor, 2025

Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht. Flakët...

Lexo më shumë

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas
12 Qershor, 2025

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com