Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Del raporti sekret i shërbimeve amerikane për Trumpin: Orgjitë në shtratin ku fjeti Obama dhe Michelle

2017/01/11 at 10:44 AM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Del raporti sekret i shërbimeve amerikane për Trumpin: Orgjitë në shtratin ku fjeti Obama dhe Michelle

Zbulohet një pjesë e raportit që shërbimet sekrete amerikane kanë hartuar në lidhje me kandidatin e atëhershëm për president (sot president i zgjedhur), Donald J. Trump. Një raport bombë, që me siguri, nëse do të ishte vënë në dispozicion të publikut amerikan, shanset e Donald Trumpit për të hyrë si president në Shtëpinë e Bardhë do të kishin qenë shumë pranë zeros.


Sipas asaj që shkruan raporti që boton sot bota.al, prej pesë vitesh, Kremlini dhe shërbimet e fshehta ruse kanë punuar intensivisht për të “kultivuar” kandidatin republikan.

Si? Pikësëpari nëpërmjet ofrimit të marrëveshjeve shumë fitimprurëse për ndërtime, sidomos në kuadër të veprave që do të realizohen në Rusi në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. Por më e rënda në ato që shkruan raporti, është se rusët e kanë “mbërthyer për topesh” Presidentin amerikan, që pritet të bëjë betimin pas vetëm nëntë ditësh.

Duke shfrytëzuar pikërisht pikën e tij më të dobët, orekset seksuale. Të cilët, si shkruan raporti që sjell sot në shqip bota.al, kanë arritur kulmin me orgjinë e Trumpit në Ritz-Carlton në Moskë, pikërisht në shtratin ku më parë kishin fjetur presidenti Obama dhe bashkëshortja e ti Mishel.

***

BURIM KONFIDENCIAL/SENSITIV

RAPORTI I SHERBIMIT TE FSHEHTE 2016/080

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NE SHBA: AKTIVITETET E KANDIDATIT REPUBLIKAN, DONALD TRUMP NE RUSI DHE MARREDHENIET KOMPROMENTUESE ME KREMLININ

PERMBLEDHJE

Regjimi rus ka kultivuar, mbështetur dhe ndihmuar TRUMPIN për të paktën 5 vite. Synimi, i mbshtetur nga PUTINI, ka qenë për të nxitur ndarje në aleancën perëndimore.

Deri tani, TRUMPI ka hedhur poshtë që të ketë patur marrëveshje të ndryshme biznesi për pasuri të patundshme, që mund t’i jenë ofruar në Rusi, me qëllim që të çojë përpara kultivimin e Kremlinit për të. Megjithatë, ai dhe rrethi i tij i brendshëm kanë pranuar se ka patur një rrjedhë të rregullt informacionesh të shërbimeve të fshehtë nga Kremlini, duke përfshirë edhe ndaj rivalëve të tij në Partinë Demokratike dhe rivalëve të tjerë.

Ish zyrtarë të lartë të shërbimit të fshehtë rus pretendojnë se FSB ka kompromentuar TRUMPIN, përmes veprimtarisë së tij në Moskë, mjaftueshëm sa për ta shantazhuar atë. Sipas burimeve të ndryshme që kanë njohuri, sjelljet e tij në Moskë kanë përfshirë akte seksuale perverse, të cilët janë porositur/monitoruar nga FSB.
Një dosje me materiale kompromentuese mbi Hillary CLINTONIN është përgatitur nga shërbimet e fshehtë rusë për shumë vite dhe ajo përfshin kryesisht biseda të përgjuara që ajo ka patur në vizita të ndryshme në Rusi, si dhe telefonata të përgjuara, por jo sjellje sikletosëse. Dosja kontrollohet nga zëdhënsi i Kremlinit, PESKOV, me urdhër të drejtpërdrejtë të PUTINIT. Megjithatë, ajo ende nuk është shpërndarë jashtë vendit, as edhe tek TRUMPI. Qëllimet e rusëve për shpërndarjen e saj janë të paqarta.

DETAJE

Duke folur me burimet A dhe B, bashkatdhetarë të tij në qershor 2016, një figurë e lartë e Ministrisë së Jashtme të Rusisë dhe një ish oficer i lartë i shërbimit të fshehtë rus që është ende aktiv brenda Kremlinit, tha se autoritetet ruse kanë kultivuar dhe mbështetur kandidatin republikan për president të SHBA, Donald TRUMP për të paktën pesë vite. Burimi B pohoi se operacioni TRUMP ishte i mbështetur dhe drejtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Qëllimi ishte që të mbillte mosmarrëveshje dhe përçarje brenda vetë SHBA, por sidomos brenda aleancës Transatlantike, e cila shihej si armiqësore ndaj interesave të Rusisë. Burimi C, një zyrtar i lartë financiar rus, tha se operacioni TRUMP duhet të shihet në kuadër të dëshirës së PUTINIT për të rikthyer politikën e fuqive të mëdha të shekullit të XIX, të bazuar në interesat e shteteve, dhe jo në rendin ndërkombëtar të vendosur pas Luftës së Dytë. Ai/ajo kishte dëgjuar Putinin të fliste në këtë mënyrë me ndihmësit e tij, në disa raste.

Më specifikisht, Burimi A tha se Kremlini kishte ushqyer TRUMPIN dhe ekipin e tij me informacione të vlefshëm zbulimi mbi kundërshtarët e tij, duke përfshirë edhe informacione mbi kandidaten demokrate, Hillary CLINTON. Kjo gjë u konfirmua nga burimi D, një ndihmëse shumë pranë TRUMPIT, që kishte organizuar dhe menaxhuar vizitat e tij të fundit në Moskë, dhe që raportoi, gjithashtu në qershor 2016, se këto informacione nga shërbimet e fshehta ruse kishin qenë “shumë të dobishme”. Operacioni i Kremlinit në ndihmë të TRUMPIT përfshinte gjithashtu ofrimin e marrëveshjeve fitimprurëse të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Rusi, sidomos në lidhje me ndërtimet që po kryhen në kuadër të Botërorit 2018. Megjithatë, deri tani, për arsye që nuk dihen, TRUMPI nuk ka kryer ndonjë prej këtyre.

Megjithatë, kishte aspekte të tjera të angazhimit të TRUMPIT me autoritetet ruse. Një që u kish sjellë frute, ishte që të shfrytëzonin fiksimet personale të TRUMPIT dhe perversitetin e tij seksual, me qëllim që të siguronin “kompromat”-e (materiale kompromentuese” të përshtatshme për të. Sipas burimit D, aty ku ai/ajo ka qenë i/e pranishme, sjellja perverse e TRUMPIT në Moskë, përfshinte marrjen e suitës presidenciale në Hotelin Ritz Carlton, ku ai e dinte se Presidenti dhe Znj. Obama (që ai e urrente) kishin qëndruar në një prej vizitave të tyre zyrtare në Rusi, si dhe ndotur shtratin ku ata të dy kishin fjetur, duke marë një numër prostitutash për të bërë shfaqje “dushi të artë” (urinimi) përpara syve të tij. Dihej se hoteli ishte nën kontrollin e FSB, me mikrofonë dhe kamera të fshehura në të gjithë dhomat kryesore, për të rregjistruar gjithçka që ata donin.

Episodi në Ritz Carlton të Moskës i raportuar më sipër, u konfirmua nga Burimi E (… e fshirë…) që tha se ai/ajo dhe shumë pjesëtarë të stafit të tij/saj ishin të vetëdijshëm në atë kohë dhe më pas. Ai/ajo besonin se kishte ndodhur në vitin 2013. Burimi E ofroi një prezantim me një punonjës/e të kompanisë me shtetësi ruse, Burimi F, një femër që punonte në hotel kur TRUMPI kishte qëndruar atje dhe që gjithashtu e konfirmoi këtë histori. Duke folur më vete në qershor 2016, Burimi B (ish oficeri i lartë i zbulimit rus) pohoi se sjellja jo-ortodokse e TRUMPIT në Rusi me kalimin e viteve, u ka ofruar autoriteteve materiale të mjaftueshme kompromentuese mbi kandidatin aktual për president, për të qenë në gjendje që ta shantazhojnë si të dëshirojnë.

I pyetur në lidhje me informacionet që Kremlini i ka ushqyer TRUMPIT gjatë viteve të fundit dhe zërave për një dosje ruse “kompromat”-i mbi Hillary Clintonin, Burimi B konfirmoi ekzistencën e dosjes. Ai/ajo konfirmoi se dosja ishte përgatitur nga Departamenti K i FSB për shumë vite me radhë, që në kohën e presidencës së bashkëshortit të saj Bill, dhe përfshinin kryesisht biseda të përgjuara të llojeve të ndryshme, dhe jo detaje/prova të një sjelljeje jo-ortodokse apo sikletosëse. Disa prej bisedave ishin nga komente të përgjuar që CLINTONI kishte bërë në vizitat e saj të ndryshme në Rusi, dhe fokusoheshin mbi gjëra që ajo kish thënë dhe që binin ndesh me pozicionin e saj aktual, për cështje të ndryshme. Të tjera ishin me shumë gjasë nga biseda telefonike të përgjuara.

Në vijim të kësaj teme, Burimi G, një zyrtar i lartë i Kremlinit, pohoi se dosja e CLINTONIT kontrollohej ekskluzivisht nga kryezëdhënësi i Kremlinit, Dmitry PESKOV, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e saj, me urdhër direkt të PUTINIT. Megjithatë, dosja ende nuk ishte shpërndarë jashtë vendit, as dhe tek ekipi i fushatës së TRUMPIT. Për momentin nuk është i qartë qëllimi i PUTINIT në lidhje me të. /Bota.al

Etiketa: raport sekretrusiatrump


Ju sugjerojmë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri
Bota

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

3 Qershor, 2025 8:37 pm
Para
Blushi: Serbia nuk do Ramushin, po i bën presion Kosovës

Blushi: Serbia nuk do Ramushin, po i bën presion Kosovës

10 fakte interesante për pasurinë e “mbretit të kokainës”, Pablo Escobar

10 fakte interesante për pasurinë e “mbretit të kokainës”, Pablo Escobar

13 janar, 1 në 20 persona nuk do të dalin nga shtëpia këtë të premte

13 janar, 1 në 20 persona nuk do të dalin nga shtëpia këtë të premte
















TE FUNDIT

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
3 Qershor, 2025

Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në 'X', Musk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com