Një trafikant droge kolumbian është arratisur nga burgu duke dalë nga dera kryesore, pa u nxituar fare.
I veshur me uniformën e një gardiani burgu, Juan Larinson Castro Estupiñán, i njohur si “Matamba,” doli nga burgu krejtësisht i pashqetësuar.
Mendohet se Matamba, i konsideruar si trafikanti i dytë më i fuqishëm në Kolumbi, ka pasur ndihmë nga brenda burgut për këtë arratisje.
Disa ditë përpara kësaj arratisjeje, një gjyqtar dha dritën jeshile për ekstradimin e tij në SHBA.