Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Del laert në kompjuter”, blen makinë në Angli e fut në Shqipëri, del e vjedhur 

2023/12/28 at 9:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Del laert në kompjuter”, blen makinë në Angli e fut në Shqipëri, del e vjedhur 

Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë një shqetësim në redaksinë tonë. Abaz Abazi blen një makinë tip Range Rover në Angli në vitin 2019 dhe në vitin 2020 e sjell në Shqipëri. 


Për makinën pagoi 6700 paund dhe ka një kontratë me shkrim dore dhe një faturë bankare, për depozitimin e parave në bankë. Vjehrri i shitësit doli garant që në vitin 2020 ta sillte makinën dhe e solli nëpërmjet doganës së Durrësit.  

-Përshëndetje! Unë jam Abaz Abazi. Kam blerë një makinë Range Rover nga Anglia, një shtetasi anglez. E bleva në 2019-ën. 

Çfarë dokumentesh dispononi për blerjen e makinës? 

-Dokument me shkrim dore është bërë, sa lekë, 6700 paund, me firmën e vet, adresën e vet edhe adresën time këtu në Australi. 

Paratë ku i keni kaluar? 

-Direkt në bankë të vet. 

A shënohet në dokument që është bërë transaksioni bankar, për çfarë po bëhet ky transaksion, për çfarë po kalojnë këto para? 

-Po, për makinë. Pasi e bleva unë makinën, më tha do bëhet garant vjehrri i tij, që do ta sillte makinën. E solli makinën, në 2020-ën në Shqipëri, prej Durrësit. Shkoi mbesa e gruas, e mori atë, e çoi në aeroport edhe do ikte prapë në Angli. 

Pra makina kaloi njëherë nëpërmjet doganës së Durrësit? 

-Po! 

Pasi makina qëndroi rreth një vit në Tiranë, qytetari u kthye nga Australia në Shqipëri vitin 2021, në Shqipëri dhe vendosi të udhëtonte drejt Maqedonisë. Në doganën e Qafë-Thanës e ndalojnë pasi kjo makinë ishte denoncuar e vjedhur dhe kërkohej nga Interpoli. Qytetari shkoi në Pogradec të jepte deklaratën dhe makina u bllokua. Çështja shkoi në prokurori dhe ende makina vazhdon të jetë e bllokuar, pasi duhet pritur një përgjigje nga Anglia. 

-Pasi erdha unë në 2021-shin, zbritëm në Shqipëri, e bëra gati makinën, pagova siguracionin edhe u nisëm për Maqedoni. Në doganë më nxorën probleme, që është makinë e denoncuar, e vjedhur, e kërkonte Interpoli. Pasi bëra deklaratën me OPGJ-në, makina u bllokua edhe unë atëherë ika. 

Kush e kishte bërë denoncimin për vjedhjen e makinës? 

-Ai, që ma shiti makinën më tha, që asnjëherë në botë nuk e kam bërë unë denoncimin, që makina është e vjedhur. Ndoshta ish-pronari e ka bërë. 

Më pas çështja ka shkuar në prokurori? 

-Po, shkoi në prokurori. Shkova në gjyq unë. Tha, që kur të mbarojmë punë me Anglinë, do të tregojmë. 

Nga emisioni Stop çfarë kërkoni? 

-Po, vetëm ta zgjidh punën. Ta fitoj makinën, ta marr prapë. Ndenja 4 muaj e gjysmë aty, që jo Angli, jo andej, po këtej. Shkova të zgjidhja punë. 4 muaj e gjysmë me makina me qira isha, nga 50 euro ditën. 

Në komisariatin e policisë së Pogradecit na thonë se automjeti ka dalë i vjedhur në Londër dhe prandaj është bllokuar. Pritet një përgjigje nga Interpoli, që më pas të vijë urdhri i ekzekutimit, për marrjen e makinës. 

Punonjësja: Ka dalë i vjedhur mjeti në Londër dhe prandaj është bllokuar. Tani çështja është në prokurori, është në proces. Pritet përgjigje nga Interpoli dhe pastaj do vijë urdhri i ekzekutimit, që ta marrësh. I kanë dërguar shkresë Interpolit, të kthejnë përgjigje ata dhe do veprohet. 

Gazetarja e Stop bisedoi edhe me oficerin e policisë gjyqësore. 

OPGJ: E kanë kapur në Qafë-Thanë, duke kaluar kufirin dhe kjo makinë del e vjedhur në Londër. 

Gazetarja: Po kush e ka bërë denoncimin për këtë makinë? 

OPGJ: E kanë kapur, moj zonjë. E ka kapur shërbimi. Del laert në kompjuter. 

Gazetarja: Si doli? 

OPGJ: Laert, e vjedhur. 

Gazetarja: (Qesh) E kuptoj, alert thuhet në fakt, por ideja është e tillë: Kush e ka bërë denoncimin, sepse pronarit të cilit ky ia ka blerë, pretendon se nuk ka bërë denoncim. 

OPGJ: Nuk di asgjë tjetër. Dosja është në prokurori. 

Gazetarja: Nuk ka mbaruar ende hetimi nga prokuroria? 

OPGJ: Jo, jo! Vazhdojnë. 



Ju sugjerojmë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
15 personazhet e vitit sipas “Opinion”

15 personazhet e vitit sipas “Opinion”

Ali Ahmeti: Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së

Ali Ahmeti: Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së

Shqipëria në Euro 2024, Duka: Besoj se mund ta kalojmë grupin

Shqipëria në Euro 2024, Duka: Besoj se mund ta kalojmë grupin
















TE FUNDIT

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com