Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dekorimi i hetuesit të At Zef Pllumit, Biblioteka Françeskane: Akt i turpshëm

2015/12/03 at 1:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dekorimi i hetuesit të At Zef Pllumit, Biblioteka Françeskane: Akt i turpshëm

Një akt të turpshëm. Kështu e cilëson dekorimin e hetuesit të At Zef Pllumit nga qeveria shqiptare, përgjegjësi i bibliotekës Françeskane në Shkodër Padër Vitor Demaj.
Sipas tij me këtë gjest dekorimi, është njëlloj sikur të vendosësh antivlerat si vlera kombëtare.
Vitor Demaj: “Kohët e fundit, edhe mund ta them pa drojë, mbas disa dekorimeve që qeveria i ka bërë disa personave ndër këto edhe hetuesi i At Zef Pllumit për mendimin tim si françeskan , si pjestar i klerit dhe si botues i veprës së tij është një akt vërtet i turpshëm sepse është janë ende të freskëta torturat, vrasjet e asaj kohe. Të dekorosh hetues dhe persona të tillë si vlera është sikurse të vendosësh antivlerën si vlerë kombëtare.Libri është një dëshmi pikërisht e kësaj.

Njeriu ndonjëherë rrezikon të harrojë të kaluarën , bëhet edhe më dëshire edhe me qëllim.Por kurrësesi dëshmia e At Zef Pllumit nuk e lejon që e kaluara të mbizotërojë dhe sot e kësaj dite. Ky akt që është bërë me dekorimin e këtyre njerëzve që ishin pjesë e kësaj makine vrastare ndaj popullit shqiptar, jo vetëm ndaj klerëve por ndaj të gjithëve është një akt që duhet të rimendohet që mos të përsëritet më sepse vriten ndjenjat e njerëzve. Hidhet baltë mbi ata njerëz të cilët me jetën e tyre kanë dëshmuar vlerat e lirisë, mendimit , bashkejetesës dhe një demokracie të vërtetë. Të dekorosh persona të tillë është me vërte një akt i çuditshëm. Janë 25 vite nuk është se kaloi një shekull dhe kujtesa duket sikur po zbehet.Libri i At Zef Pllumit ndihmon që të rizgjojmë edhe njëherë kujtesën tonë historike gjithmonë pa inate dhe hakmarrje por të kujtojmë.

Përveç veprës së At Zef Pllumit ne do të nxjerrim së shpejti pas pak ditësh dhe librin e Padër Konrad Gjolaj . Është një libër kryevepër që dëshmon vuajtjet , persekutimin e popullit tonë gjatë komunizmit.Do të ishte rëndësi e madhe që të botoheshin edhe kujtimet e Don Simon Jubanit.Me shkrimet e tyre ndihmojnë sot jo vetëm ne por edhe të rinjtë që ato ngjarje të frikshme e të tmerrshme të mos përsëriten më.”
Këto ditë mes zhurmës dhe polemikave të dekorimit të Shyqyri Çokut dhe disa ish-funksionarëve të lartë të regjimit, kisha Françeskane ka sjellë të ribotuar për lexuesin tre vëllimet e padër Zefit, “Rrno për me tregue”.
“Ky libër duhet të na shërbejë për të mos harruar të shkuarën tone” shton Padër Demaj.
E në fund ai përcjell edhe mesazhin e këtij libri, në të cilin kanë ardhur të plota dëshmitë e vuajtjeve të klerit katolik, por jo vetëm gjatë regjimit të egër diktatorial.
Ky botim i Françeskanëve rivendos edhe njëherë tjetër At Zef Pllumin në serinë e botimeve të kësaj shkolle, në bibliotekën e së cilës gjendjen mbi 13 mijë botime.
Nga Bepin Kolvataj (Ora news)

Ju sugjerojmë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

30 Qershor, 2025 7:20 pm
Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS
Sport

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

30 Qershor, 2025 7:06 pm
Para
Kush është ministri që Berisha e akuzoi si maniak në Parlament?

Berisha thirrje biznesmenëve: Ikni nga Shqipëria

Sot gjysëmfinalja e parë e KM, ja si duket Almeda Abazi

Sot gjysëmfinalja e parë e KM, ja si duket Almeda Abazi

Protesta masive në Kosovë, ku janë Thaçi e Mustafa?

Isa Mustafa e ka një ofertë për opozitën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
30 Qershor, 2025

Është zhvilluar konferenca “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me...

Lexo më shumë

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
30 Qershor, 2025

Rusia ka paralajmëruar vendet perëndimore që të mos nxisin trazira në Serbi, ndërsa protestat masive antiqeveritare vazhdojnë të përfshijnë këtë vend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com