Kronikë

Dekonspiroi operacionin, prokuroria merr nën hetim efektivin në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 20/10/20 |
Opi Nion

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj efektivit të policisë të Elbasanit, Eduart Hasani. Mësohet se ky i fundit ka dekonspiruar operacionin e policisë ndaj një grupi kriminal.

Bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar në datën 1 korrik 2019 në fshatin Papër të Elbasanit ku është sekuestruar një sasi e madhe armësh.

Policia konstatoi pas operacionit se informacionet ishin dekonspiruar dhe filloi më pas hetimin e brendshëm.

Nga të dhënat rezultoi se operacioni ishte dekonspiruar nga Hasani, ndaj të cilit u morr masa administrative e pezullimit nga detyra. Me një vendim të Apelit, Hasani u rikthye në punë, por tani duhet që të përgjigjet përpara prokurorisë ne lidhje me ngjarjen./ Opinion.al

Pas