Liderja e partisë ekstremiste ultra të djathtë në Gjermani, ka pohuar se policia duhet të autorizohet të përdorë armët kundër atyre që do tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend. Frauke Petry, lidere e partisë “Alternative fuer Deutscheland”, ka pohuar se policia duhet të qëllojë mbi ata që përpiqen të kalojnë kufirin në mënyrë klandestine.
Këta fjalë kanë shkaktuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve në Berlin. Zëvendës kancelari Sigmar Gabriel ka pohuar se ka dyshime të forta mbi mbështetjen e Afd ndaj “urdhrit të lirë demokratik”. Agjencia që kontrollon ekstremistët në gjermani, ka pohuar se do të vëzhgojë veprimet e kësaj partie.