Në një takim me të rinjtë, organizuar sot nga Minsitria e Integrimit, që kishte në qendër të diskutimit integrimin dhe rininë, ambasadorja e BE, u ballafaqua me një shqetësim të ndjerë dhe emocionues të një vajze të re e cila nuk u përmbajt në zhgenjimin e saj për ata që sot kanë në dorë fatet integruese të vendit.
“Nuk kam dëgjuar një politikan të flasë të vërtetën për vendin tim. Nuk kam dëgjuar një politikan në 25 vjet të flasë diçka të mirë për njerëzit e mi. Në 25 vjet politikanët shqiptarë janë ankuar për 45 vitet e komunizmit. Kujt dreqin i nevojitet kjo? Ja pse drejtësia nuk funksionon. Se një vende si ky, në parlament, ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Ju ambasadorët po bëni punën tuaj këtu, dhe po e bëni shumë mirë, por asnjë nuk do t’ju dëgjojë se vendi im nuk ka ndërgjegje. Pyeti këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën’, tha vajza teksa iu drejtua ambasadores së BE.
Vlahutin pak ditë më parë, në komisionin e reformës në drejtësi, ishte bashkë me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili lëshoi një apel të fortë për kalësn politike shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të përmbyllë sa më shpejt reformën në drejtësi, në të kundërt do përballet me zemërimin e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve.