-U tha në Opinion

Deklarata e Metës për fëmijët, Kryemadhi: Shtetin e ka të pacenueshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:44 - 20/04/21 |
el ida

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e Presidentit Meta, se ishte i gatshëm që për Shqipërinë, edhe fëmijët e tij të sakrifikoheshin si fëmijët e Adem Jasharit.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se ndonëse familja është një nga pikat e forta të Ilir Metës, ai është një nga njerëzit që institucionin dhe shtetin i ka të pacenueshme.

“Marrëdhënia e Ilir Metës me institucionin, me shtetin dhe me raportin institucional që gjithë jetën ka përfaqësuar i kalon kompetencat e familjes. Ilir Meta është një personazsh sa i çuditsheëm, sa familjar, sa korrekt me familjen e tij… që kur e thërret vajza në shtëpi shkon menjëherë, i përgjigjet prindërve, gruas, motrës, fëmijëve dhe familja është një nga pikat më të forta të tij. Përsa i përket marrëdhënies institucionale, Ilir Meta është nga ata njerëz, që institucionin, ligjin shtetin i ka të pacenueshme, jo Monika Krymeadhi të jetë….”, u shpreh kryetarja e LSI./Opinion.al

Pas