Kryetari i PD, Lulzim Basha është parë mesditën e sotme të shkojë në zyrën e Sali Berishës tek Aba Center.
Levizja e tij ka ardhur pas deklarates per mediat të Jozefina Topallit e cila tha se Basha është uzurpator dhe duhet larguar. Ajo u bëri thirrje demokratëve të ngrihen dhe të protestojnë ndaj tij.
Sakaq, Topalli theksoi se zgjedhjet e shpallura nga kryetari i ngrirë nuk janë të ndershme dhe nuk bazohen në statutin e Partisë Demokratike.
Në media thuhet se Basha e bëri deklaratën e 26 Qershorit (një ditë pas humbjes) i konsultuar me Berishën.