Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë e Imamit: Kush prek të krishterët ka punë me ne

2017/04/15 at 2:19 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Deklarata e fortë e Imamit: Kush prek të krishterët ka punë me ne

Imami i Xhamisë së Kavajës Ahmed Kalaja ka bërë një deklaratë të fortë sot ndërsa u është drejtuar besimtarëve myslimanë në xhami. Imam Kalaja është shprehur se kushdo që prek Kishat dhe të krishterët do të ketë punë me myslimanët


Deklarata e plotw

Në historinë shqiptare ka pasur momente shumë interesante se si prifti me njerëzit e kishës kanë dalë në mbrojtje të xhamisë, kur ka pasur momente që dikush ka dashtë të shtijë fitilin e përçarjes në emër të fesë dhe besimit.

Ne jemi të gatshëm si myslimanë të përsërisim të njëjtën gjë nëse dikush dëshiron të kërcënojë katolikët, ortodoksët, të krishterët shqiptarë, të jemi ne mbrojtësit e parë dhe të jemi ne rrethi i parë, i cili e mbron kishën nga çdo lloj sulmi të mundshëm, që ndonjë njeri i cili është agjendë e dikujt, që nuk na intereson, tenton të prishë harmoninë apo tolerancën ndërfetare në këtë vend.

Ne si myslimanë jemi gati, jemi të gatshëm që nëse dikush do të bëjë tentativa të tilla të kalojë përpara mbi trupat tonë, të kalojë përpara mbi gjakun tonë, pastaj të arrijë aty ku do të arrijë.

Pa kaluar mbi trupat tonë dhe pa kaluar mbi gjakun tonë nuk mund ta arrijë një gjë të tillë, sepse atë që e kemi nuk duam ta humbim dhe nëse dikush është në shërbim të ndonjë axhende “X” apo “Y” do të na e prishë, ne do të jemi të parët ata të cilët do ta mbrojmë, qoftë edhe me jetët tona, sepse kështu na mëson kjo fe e mrekullueshme. Kjo është feja e Zotit, kjo është feja që na ka ardhur prej Zotit”, tha Imami Kalaja para besimtarëve myslimanë.

Duke cituar pjesë nga Kurani ai tha se ‘nuk mundet askush të cenojë atë që ne e kemi trashëguar, atë që ne e kemi pjesë të fesë dhe besimit tonë, sepse zemrat e njerëzve janë në dorë të Zotit, s’ka dyshim’.

“Zgjedhjet e njerëzve janë zgjedhjet e tyre, mirëpo ne jemi njerëz dhe jemi qytetarë të një vendi ashtu siç tha pejgamberi i Zotit, salAllahu alejhi ëe selem, në rastin e Konventës së Medines për hebrenjtë: ‘Janë të gjithë një ymet, një bashkësi e vetme me myslimanët; Nëse kërcënohen hebrenjtë e Medines myslimanët obligohen që t’i mbrojnë, ashtu nëse kërcënohen myslimanët e Medines obligohen hebrenjtë t’i mbrojnë e të jenë me myslimanët.’ Kështu që ne nuk po dalim nga feja dhe besimi me këtë që themi, përkundrazi themi që kështu i shërbejmë fesë dhe besimit dhe kështu jemi me të vërtetë në gjurmët e të dashurit tonë, Muhamedit”, tha Imami.

Ai risolli edhe një shkrim të historianit anglez Thomas Arnold për shqiptarët.

“Tomas Arnold trajton pikërisht këtë tematikë: pse pikërisht tek shqiptarët? Thoshte: janë i njëjti gjak, kanë të njëjtën kulturë, kanë të njëjtat tradita dhe zakone dhe s’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e shqiptarëve që të ketë pasur përplasje për arsye fetare dhe besimi.’ Po kështu këtë e kam gjet në thëniet e shumë qofshin historianë, shkrimtarë, filozofë shqiptarë apo të huaj dhe kjo është një mirësi dhe begati, të cilën duhet ta ruajmë.

Duhet të falënderojmë Zotin që është, duhet të falënderojmë ata dijetarë dhe njerëz të shquar dhe klerikë të cilët e kanë trashëguar këtë frymë ndër breza dhe brez pas brezi, duhet falënderuar hoxhallarët dhe klerikët e feve të tjera, të cilët i mëshojnë kësaj fryme dhe i kushtojnë asaj rëndësi dhe duhet që ne si besimtarë ta ruajmë këtë frymë dhe në momentin më të parë që mund të hasim dikë i cili mund të jetë i infektuar apo mund të jetë në shërbim të një agjende të caktuar, ne duhet të jemi të vëmendshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe ne duhet të jemi të parët ata që reagojmë, që mos të bëhemi si shembulli i njerëzve në anije që tha pejgamberi i Zotit”, tha ai.

Imami Kalaja deklaroi më tej se reagimi duhet të nisë nga vetja e të mos fajësojmë të tjerët. Ai foli për axhenda të caktuara që janë të interesuara të prishin harmoninë duke thënë se ne nuk do t’i lejojmë të arrijnë qëllimin e tyre.

“Shembulli i njerëzve me të keqen është si shembulli i njerëzve që kishin hipë në një anije dhe kur u ndanë njerëzit për të jetuar në anije, disa jetonin në kuvertë, disa të tjerë brenda anijes dhe vazhdimisht ata që ishin poshtë kalonin tek këta që ishin lart merrnin ujë dhe me këtë ujë kryenin shërbimet e tyre që kishin. Njëri prej tyre atje poshtë anijes tha: ‘po pse t’i lodhim njerëzit, po e hapim një vrimë këtu në anije dhe kemi ujë të bollshëm.’ Dhe filluan të punojnë dhe ata lart e dëgjuan zhurmën e punës. Tha pejgamberi i Zotit: ‘Sikur ata lart t’i linin këta mendjelehtët të hapin vrimën do të mbytej gjithë anija.’

Kështu që në qoftë se ne nuk reagojmë, pastaj mos ta hedhim fajin tek ata apo këta, jo po se mediat, qafirët, s’ka lidhje. Kur ti je i paditur dhe i painformuar, je i arsyetuar. Ama në momentin që ti merr vesh diçka apo informohesh, atëherë nuk je më i arsyetuar nëse hesht, sepse do të mbytesh edhe ti bashkë me anijen.

E them edhe një herë, janë axhenda të interesuara që të ndodhin gjëra të tilla dhe ne jemi shumë më të interesuar që kurrë gjëra të tilla mos të ndodhin.

Lus Zotin e madh që këtë begati, mirësi dhe qetësi dhe siguri që e ka ky vend të jetë dhe të vazhdojë sa të jetë jeta.

E Zoti i madh na ruajt neve dhe e ruajt këtë vend nga çdo njeri, nga çdo lloj axhende të fshehtë, e cila do destabilitet, e cila do të prishë këtë qetësi, mirësi dhe këtë begati që na ka dhënë i madhi Zot, Allahu, këtë mirësi dhe begati që e predikon dhe e inspiron fjala e Zotit, Kur’ani, këtë mirësi dhe begati që e inspiron jeta dhe tradita e Pejgamberit, Muhamed”, theksoi ai.

 

 

 

Etiketa: Imam Kalajakrishteret


Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
Para
Video/ Supergol nga mesi i fushës, shikoni çfarë shënon David Villa

Video/ Supergol nga mesi i fushës, shikoni çfarë shënon David Villa

Video/ Kur Enca ishte vajzë e “mirë”

Foto/ Kështu nuk e keni parë ndonjëherë Encën, e djersitur dhe pa make up

Basha i përvishet Metës dhe Ramës: Bashkë e bëtë vendin drogë, zgjidhja vetëm qeveri teknike

Basha i përvishet Metës dhe Ramës: Bashkë e bëtë vendin drogë, zgjidhja vetëm qeveri teknike
















TE FUNDIT

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
10 Dhjetor, 2025

Ministria e Brendshme italiane ka tashmë një plan për të rihapur qendrat në Shqipëri Kjo mund të ndodhë që në pranverë, nëse...

Lexo më shumë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
10 Dhjetor, 2025

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com