Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka theksuar sonte në “News 24”, se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me grupin e Habilajve.
Lala tregoi se një burim i saj nga prokuroria në Shqipëri e njofton se klani i Habilajve në Vlorë ka lidhje të fortë me një pjesë të kupolës së Policisë së Shtetit.
Kujtojmë se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin se ka lidhje me veprimtarinë kriminale të këtij grupi.
Moisi Habilaj u arrestua sot në Itali bashkë me 6 persona të tjerë, shqiptarë dhe italianë. Sipas Guardia di Finanzës, grupi i tyre ka trafikuar drogë me vlerë 20 milion euro nga Shqipëria në Itali.