Pas deklaratës së fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë në Komisionin e posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit, Edi Rama.
Ai shkruan se, Partia Socialiste është e gatshme të votojë në Parlament këtë reformë.
“Asnjëherë më dakord se sot me ambasadorët e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron. PS gati të votojë që sot Reformën në Drejtësi”, shprehet Rama.
Donald Lu ishte shumë i qartë në ultimatumin e tij duke kërkuar që drafti për këtë reformë të miratohet sot në Komisionin e posaçëm Parlamentar. Lu paralajmëroi edhe ata që do të tentojnë ta bllokojnë këtë reformë dhe kërkoi që deri në fund të muajit qershor, procesi të jetë i përfunduar.
Deklarata e Lu: Ndaloni lojërat politike, miratoni Reformën në Drejtësi