Dega e Partisë Demokratike në Berat ka lexuar dhe zyrtarizuar emrat e delegatëve, të cilët kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, që do të zhvillohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Mësohet se gjithsej kanë firmosur 125 delegatë, nga 198 që ka Berati. Pra, sipas një përllogaritje, rezulton se 63% e delegatëve të Beratit kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, që do të zhvillohet në “Air Albania”, në Tiranë.
Lista me emrat e delegatëve u lexua nga përfaqësues të degëve përkatëse përpara selisë së Partisë Demokratike Berat.
Mësohet se nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 dhe nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46.
Kujtojmë se kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin me 18 dhjetor, një javë pas Berishës./Opinion.al